Politike

"11 maji është fundi i narkokracisë"/ Berisha: Do vendoset minimumi jetik 200 euro dhe pagat minimale 500 euro

Lideri demokrat thotë se nëse PD vjen në pushtet do të vendoset minimumi jetik 200 euro dhe paga minimale do të jetë 500 euro. Berisha shton se alenaca ‘Shqipëria Madhështore’, do të jetë sipas tij Shqipëria e ëndrrës së të rinjve, do të jetë realiteti i 4 viteve që vijnë.

10 Mars 2025, 18:18 Nga B.Z
"11 maji është fundi i narkokracisë"/ Berisha: Do
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka folur edhe për programin qeverisës të PD-së. Berisha u shpreh se më 11 Maj sipas tij do të jetë fundi i narkokracisë. 

Lideri demokrat thotë se nëse PD vjen në pushtet do të vendoset minimumi jetik 200 euro dhe paga minimale do të jetë 500 euro. Berisha shton se alenaca ‘Shqipëria Madhështore’, do të jetë sipas tij Shqipëria e ëndrrës së të rinjve, do të jetë realiteti i 4 viteve që vijnë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

E tani çfarë do thoni. Prap do mbroni kukullën e Sorosit? Shqiptarët e morën vesh se çfarë përfaqëson Soros.
Edi Rama bëri gjithçka që me Sorosin të më shpallte non grata. E keni vënë re se nuk e përmend më atë fjalë.
Shkoni, ju lutem, shkoni e pyeteni pak ju zonja, thoni; o shef, o bos, pse nuk e thua dot atë fjalë më. Jo thuaje po deshe i thoni, por shkon e futet në parkun zoologjik dhe jeton me botën shtazore.
Të gjitha këto, mendoj se është finalja e këtij parlamenti, është dita e fundit e tij dhe garantoj shqiptarët se, 11 maji është fundi i narkokracisë dhe paketa e dhembshurisë, e shpëtimit të çdo shqiptari nga varfëria ekstreme do të jetë javën e parë e gatshme për tu votuar.
Kam disa premtime për shqiptarët unë tani, se deri tani u mora me ju. Unë edhe njëherë zotohem para shqiptarëve se, ‘Shqipëria Madhështore’, Shqipëria e ëndrrës së djemve dhe vajzave të tyre, do të jetë realiteti i 4 viteve që vijnë.
Se brenda 3 muajve do të përmbyset shpërndarja e buxhetit.
Do të ju shkojë në radhë të parë, tek ata që vuajnë dyhe numërojnë këfshatën.
Tek ata që nuk blejnë dot ilaçet. Merr fund ajo.
Do të shkojnë paratë për shkolla, kopshte, spitale, për të sëmurët, për ilaçe.
Do të detaksohen ushqimet e të gjithë atyre që janë në nevojë.
Do vendoset minimumi jetik 200 euro.
Rroga minimale 500 euro.
Rroga mesatare 1200 euro.
Edhe do dalë të thotë ai, se kjo është katastrofë. Se po të rritet pensioni minimal Shqipëria përmbyset.
Shqipëria nuk pëson asgjë, Shqipëria bëhet më e drejtë, më e ndershme, më fisnike dhe ne do ta bëjmë atë.

sali berihsa pd minimum jetik

Sondazh

Poll