Politike

"Shqipëria Madhështore"/ Balla ironizon koalicionin e Berishës: Shpresa juaj që Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri të sjellin ndryshim…

Balla ka ironizuar duke thënë "rriji larg injorantëve". Balla shtoi e ironi se është e pabesueshme që Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri e ca të tjerë janë vizioni për të ardhmen, janë shpresa për ndryshim.

10 Mars 2025, 18:29 Nga B.Z
"Shqipëria Madhështore"/ Balla ironizon koalicionin e
Taulant Balla

TIRANË - Ministri Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha i cili u shpreh se alenaca "Shqipëria Madhështore" do të jetë shpresa për ndryshimin e vendit dhe se nëse PD vjen në pushtet maga minimale do të jetë 500 euro.

Lidhur me këtë Balla ka ironizuar duke thënë "rriji larg injorantëve". Balla shton se në vitin 2013, paga minimale ishte 157 euro, kaq e la opozita dhe prandaj sipas tij populli i ka pushuar nga puna për të mos i marrë më në punë.

Balla shtoi e ironi se është e pabesueshme që Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri e ca të tjerë janë vizioni për të ardhmen, janë shpresa për ndryshim.

Meqë jemi tek Ramazani, po lexoj një varg nga Kurani që thotë, rriji larg injorantëve. Kur injorantët më pas marrin përsipër të hynë në debat shifrash, këtu pastaj situata bëhet më qesharake.Duke filluar nga viti i ardhshëm paga minimale do jetë 500 euro, nuk do flas fare sa e latë ju. Meqë po belbëzoni, po ju kujtoj që në vitin 2013, paga minimale ishte 157 euro, kaq e latë ju dhe prandaj populli ju ka pushuar nga puna për të mos ju marrë më në punë. Shpresa juaj që të Kujtim Gjuzi Selami Jenisheri e ca të tjerë janë vizioni për të ardhmen, janë shpresa për ndryshim. Këtu i kam pasur aty, gjëra të mira kam bërë me ta kam ndryshuar kushtetutën. Ju i kishit sjellë jo unë, në e dimë film i parë. Ju do humbni dakord pastaj do merrni vendim për bojkot, ju do ikni dhe do vinë atë. Këtë film e kam parë, është e thjeshtë për shqiptarët”-u shpreh Balla.

taulant balla sali berisha kuvend

Sondazh

Poll