10 Mars 2025, 18:11
Nga DOSJA
sali berisha
TIRANË- Krei i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje socialistëve që të mos dalin para shqitarëve dhe të kandidojnë për deputetë. Berisha u shpreh gjithashtu se qytetarët nuk mund të mos e dijnë se ata i rrëmbyen mandatin një deputeti që përfaqësoi me dinjitetin më të madh zgjedhësit e tij në Korçë dhe Shqipëri, Ervin Salianji.
"Nuk mundet që ju, qytetari të mos e dijë se Tao Tao, është bashkëpunëtori i ngushtë i Bajrëve, i Rrahjave i Çelëve, me dokumente. Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se anëtarë të grupit tuaj përdornin imunitetin për të fshehur krime monstruoze. Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ju i rrëmbyet mandatin një deputeti guximtar, një deputeti trim, një deputeti që përfaqësoi me dinjitetin më të madh zgjedhësit e tij në Korçë dhe Shqipëri, Ervin Salianji sepse ja nxorri lidhjet e tmerrshme të krimit, Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës.
Dhe ju e burgosët atë, ju e votuat në kor për ti marrë imunitetin me gjykatës dhe prokurorë politikë dhe sot ai është në burg, duke menduar se kështu i shpëtua ju verdiktit të qytetarëve. Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se, ju jeni ata që votuat në 5 minuta për arrestimin e Sali Berishës, në një kohë kur, o të mjerë, nuk bëra asgjë tjetër, veç se mbrojta parlamentin. Nuk bëra asgjë tjetër, veç se mbrojta parlamentin. Dhe ju si kukulla mjerane e votuat. Tani priteni, e bëtë, do u kthehet. Karma ju vjen mbrapa.
Unë pranova shumë për të mbrojtur parlamentin, kurse ju u ngritët para parlamentit, mendon se fituat duke ndëshkuar Sali Berishën. Ju keni montuar një sistem procesesh politike të turpshme, dhe menduat se këto do ti mbyllni. Jo nuk mbyllët asgjë. Këto vazhdojnë, vazhdojnë. Pra në këtë aspekt, ju jeni shumë, shumë më keq se parlamenti i vitit 1991. Se vërtetë ata ishin ish-ministra, ish-deputet, ish-anëtar byroje, etj., etj., por kishin një vetëdije se bota po ndryshon, se Shqipëria po ndryshonte, dhe se këtë nuk mund ta ndalonin.
Kurse ju kujtuat se, narkodiktatura do mund të zgjasë, Sa herë ua thashë unë që, narkodiktaturat nuk kanë të ardhme dhe tani që po merr fund, çfarë do thoni ju, më thoni? Këshillën e fundit kam, mos kandidoni, mos u paraqisni para shqiptarëve se jeni fantazma, lugetër të një regjimi unik në Europë. Të një regjimi që me një gjenocid të butë po shfaros shqiptarët. Të një regjimi antishqiptar që vuri Kosovën nën sanksione. U bë një me Beogradin. Të një kukulle të armikut numër 1 të njerëzimit, që quhet Xhorxh Soros," tha Berisha.
sali berisha
Politike
10 Mars 2025, 18:05
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje jashtë ambienteve të Kuvendit gazetarëve që ...
Politike
10 Mars 2025, 17:56
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në Kuvend se anëtarët e mazhorancës nuk duhej të vi...
Politike
10 Mars 2025, 17:48
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, shprehu angazhim...
Politike
10 Mars 2025, 17:41
M.B
Joshua Roberts
DURRËS- Avokatët kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, e kanë vizituar këtë...
Politike
10 Mars 2025, 17:42
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, ka kërkuar kryeministrin Edi Rama që të paraqitet në seancën plena...
Politike
10 Mars 2025, 17:36
E. D
Edi Rama
LEZHË- Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ishte në Lezhë, në inspektim e rrugës Rrile-Hidrovor e cila lidh supe...
Politike
10 Mars 2025, 17:37
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës në seancën plenare, tha se mazhoranca me anë të ligje...
Politike
10 Mars 2025, 17:31
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kërkoi opozitës të mos bë...
Politike
10 Mars 2025, 17:25
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza kundrejt qeverisë së kjo e fundit ka rritur pagat e...
Politike
10 Mars 2025, 17:19
B.Z
Sula
TIRANË - Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Andis Harasani. Nga foltorja e Kuve...