Politike

"Paga mesatare 1200 euro në sektorin publik"/ Balla nga Kuvendi: Së shpejti mbyllim negociatat për pensionet me Greqinë

Balla u shpreh se në vitin 2013, PS e gjeti skemën e pensioneve sipas tij të falimentuar, dhe në ditët e sotme qeveria është gati t'i garantojë bashkëatdhetarëve që sot janë në Greqi  që ai kontribut t'u njihet për efekt pensioni ku të kenë dëshirë që të jetojnë.

10 Mars 2025, 18:53 Nga B.Z
"Paga mesatare 1200 euro në sektorin publik"/ Balla nga Kuvendi:
Taulant Balla

TIRANË - Ministri Taulant Balla, ka folur nga foltorja e Kuvendit për pensionet. Balla u shpreh se qeveria po bëhet gati të mbyllë negociatat me qeverinë greke për pensionet të cilat ishin ndërprerë për shkak të çështjes Beleri. 

Balla u shpreh se në vitin 2013, PS e gjeti skemën e pensioneve sipas tij të falimentuar, dhe në ditët e sotme qeveria është gati t'i garantojë bashkëatdhetarëve që sot janë në Greqi  që ai kontribut t'u njihet për efekt pensioni ku të kenë dëshirë që të jetojnë.

"Bëhemi gati të mbyllim dhe negociatat me qeverinë greke të cilat u ndërprenë për shkak të një Beleri, Beleri dhe tani jemi gati ta mbyllim për t'i garantuar të gjithë bashkatdhetarëve tanë që janë sot atje që ai kontribut t'u njihet për efekt pensioni ku të kenë dëshirë që të jetojnë."

Balla ka replikuar edhe për deklaratat e Berishës i cili tha se sot shqiptarët janë më të varfërit në botë. Lidhur me këtë Balla tha se nuk është e vërtetë pasi gjatë qeverisjes socialiste sipas tij janë trefishuar të ardhurat.

"Tha njëri që foli këtu që shqiptarët sot janë më të varfër. Po si janë më të varfër kur të ardhurat për frymë nga 2013 në 2024 janë trefishuar nga momenti kur ne morëm detyrën dhe angazhohemi t'i rrisim dhe me 40% pas 11 majit. Në vitin 2013 të ardhurat për frymë ishin 3324 euro, në vitin 2024 janë 10342 euro. Janë tre herë më të larta? Se s'jeni të gjithë si Luli. Në vitin 2030 synojmë t'i çojmë të ardhurat mbi 14 mijë euro ose pothuaj 5 herë më shumë se sa i gjetëm kur juve populli shqiptar ju pushoi nga puna në 2013",- tha Balla.

taulant balla pensione

Sondazh

Poll