10 Mars 2025, 17:31
Nga M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kërkoi opozitës të mos bëjë politikë me vdekjen. Balla replikoi pasi kreu i demokratëve Sali Berisha dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu folën për largimin nga jeta të ish-deputetit socialist Andis Harasanit. Balla tha se familja e ish-deputetit duhet lënë ta kalojë këtë moment të vështirë.
"Unë kam këtu në këtë sallë 20 vjet dhe kurrë nuk kemi bërë këtë që ndodhi sot mes njëri-tjetrit, asnjëherë për askënd. Andisin e kam pasur dhe e kisha shok, dhe po ashtu një pjesë e mirë e këtyre këtu dhe të tjerë. Por kurrë nuk na ka ndodhur kjo që u bë tani dhe propozimi i zotit Mediu. Zoti Mediu, faleminderit për këshillat, por gjithmonë këto i kemi bërë mes njëri-tjetrit. Jo në publik, jo në publik. Po dhe na kanë ndodhur dhe ngjarje të tjera të rënda kur kemi qenë gjithmonë bashkë, edhe miq, kolegë, anëtarë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të cilët sapo ishin përzënë, por ne nuk dolëm kurrë të bënim politikë me vdekjen.
Unë e di që bufi dhe korbi nuk janë larg njëri-tjetrit, edhe bufi duket si korb herë pas here, por ju lutem shumë sa i përket kësaj çështje. Lëreni familjen të kalojë këtë moment të vështirë. Sa i përket çështjeve të tjera, bashkë me Ministrin e Jashtëm jemi të gatshëm t'ju japim çdo informacion të nevojshëm, për kontaktet, për masat dhe për gjithçka tjetër. Por ju lutem shumë, nuk shkon kjo. Nuk ka ndodhur asnjëherë kjo që po bëni sot", tha Balla.
kuvend
Politike
10 Mars 2025, 17:25
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza kundrejt qeverisë së kjo e fundit ka rritur pagat e...
Politike
10 Mars 2025, 17:19
B.Z
Sula
TIRANË - Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Andis Harasani. Nga foltorja e Kuve...
Politike
10 Mars 2025, 17:14
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Kuvendi në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit ...
Politike
10 Mars 2025, 17:11
B.Z
Kuvendi
TIRANË - Kuvendi është mbledhur edhe këtë të hënë në seancë plenare. Në nisje të seanc&...
Politike
10 Mars 2025, 17:11
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme sot në Kuvend. Në rendin e ditës të seancës plenare ësht&e...
Politike
10 Mars 2025, 17:00
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Në Komisionin e Medias, u zhvillua sot seanca dëgjimore me kandidatët për anëtarë të K&e...
Politike
10 Mars 2025, 16:29
E. D
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka analizuar situatën politike dhe strategjinë e opozitës p&eum...
Politike
10 Mars 2025, 16:25
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rubrikës në rrjetet sociale "Ç'kemi ndonjë të re" pas th...
Politike
10 Mars 2025, 16:09
B.Z
Takimi
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur këtë të hënë në Selinë e PD-së, de...
Politike
10 Mars 2025, 16:00
M.B
Erion Veliaj
DURRËS- Dy avokatët e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Joshua Roberts dhe Ermir Beta prej 50 minutash kanë hyr...