Politike

Ndarja nga jeta e Andis Harasanit, Berisha nga Kuvendi: Rilindja e përzuri se nuk pranoi të bëjë kompromis me të keqen

Sipas liderit demokrat, Rilindja e përzuri Harasanin pasi ky i fundit nuk pranoi të bëjë kompromis me të keqen. 

10 Mars 2025, 17:14 Nga B.Z
Ndarja nga jeta e Andis Harasanit, Berisha nga Kuvendi: Rilindja e përzuri
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Kuvendi në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist Andis Harasani. Teksa deputetët mbajtën një minutë heshtje në nderim të tij, Berisha deklaroi se mazhoranca i detyrohej edhe një kërkim ndjese. 

Sipas liderit demokrat, Rilindja e përzuri Harasanin pasi ky i fundit nuk pranoi të bëjë kompromis me të keqen. 

Berisha: Mendoj se aktet e nderimit duhet të jenë të plota dhe të sinqerta. Andi Sarasani i përkiste një plejade politikanësh të rinj. I shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike që në fillim por nuk mund të mohet se ju e përzutë atë dhe duhet të kërkoni ndjesë, jo ju personalisht por Rilindja e përzuri atë. E kam nderuar me bindje të plotë për atë që thash sepse një politikan që rininë ja kushtoi ndryshimit të Shqipërisë. E kanë nderuar se mbeti socialist besnik i aty parimeve që besonte deri në ditët e fundit. Një patriot, një njeri i cili nuk pranoi kurrë të bëjë kompromis me të keqen.

sali berisha kuvend andis harasani

Sondazh

Poll