Politike

Nis Kuvendi, deputetët mbajnë një minutë heshtje për ish-deputetin socialist Andis Harasani

Deputetët janë ngritur në këmbë në nderim të Harasanit dhe kanë mbajtur një minutë heshtje, ndërsa kanë shprehur ngushëllime për familjarët.

10 Mars 2025, 17:11 Nga B.Z
Nis Kuvendi, deputetët mbajnë një minutë heshtje për
Kuvendi

TIRANË - Kuvendi është mbledhur edhe këtë të hënë në seancë plenare. Në nisje të seancës kryeparlametarja Erisa Spiropali ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje për ish-deputetin socialist Andis Harasani i cili u nda nga jeta një ditë më parë. 

Deputetët janë ngritur në këmbë në nderim të Harasanit dhe kanë mbajtur një minutë heshtje, ndërsa kanë shprehur ngushëllime për familjarët.

Spiropali: Dje është ndarë nga jeta ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Andis Harasani. Ka qënë një parlametar aktiv dhe i përkushtuar, i cili u zgjodh deputet në dy legjislatura në vitin 2005 dhe 2009. Duke i shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmve për humbjen e tij, në nderim të kontribiutit të tij për vendin ju ftoj të mbajmë një minut heshtje. 

andis harasani elisa spiropali kuvend

Sondazh

Poll