Politike

Prezantohen platformat, Komisioni i Medias, dëgjesë me kandidatët për Këshill Drejtues në RTSH-së

Sot prezantuan platformën e tyre 23 kandidatë, ndërsa të tjerë do të dëgjohen nesër. 3 kandidatë që ndodhen jashtë shtetit do të kenë mundësi ta paraqesin programin e tyre online.

10 Mars 2025, 17:00 Nga M.B
Prezantohen platformat, Komisioni i Medias, dëgjesë me kandidatët
Foto nga Komisioni

TIRANA- Në Komisionin e Medias, u zhvillua sot seanca dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH pas shkarkimit nga Kuvendi të këshillit. Sot prezantuan platformën e tyre 23 kandidatë, ndërsa të tjerë do të dëgjohen nesër. 3 kandidatë që ndodhen jashtë shtetit do të kenë mundësi ta paraqesin programin e tyre online.

Një prej kandidatëve për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Agim Bajko tha se periudha 20-vjeçare në median e shkruar e elektronike janë një bagazh mjaft i çmuar për këtë post për të cilin kandidon. Kandidati tjetër Alfons Zeneli u shpreh se kontributi i tij në këtë këshill do të jetë efikas për shkak të eksperiencës së gjatë që ka në RTSH. Kandidati Arben Derhemi tha se disa prej pikave kryesore që mendon se duhet të ndryshojnë në RTSH janë pika që kanë të bëjnë me artin kulturën filmin në përgjithësi.

"Prodhimin nga ana e një të televizioni të tillë, që duhet të japë llogari për një publik të tërë dhe paanësinë politike, profesionale të atij televizioni. Një pikë tjetër është zhvillimi i atij televizioni nga ana e cilësisë së programeve, të cilët edukojnë një popull të tërë dhe një rini të tërë, të cilën duhet ta kemi shumë parasysh se është një televizion që në fund të fundit jep llogari para një publiku të tërë, ndaj quhet RTSH”, tha ai.

“RTSH ka disa mangësi, pasi politika editoriale deri diku ka qenë jo gjithëpërfshirëse. Një ndër gjërat do theksoja nevoja për të qenë spektri i humorit, digjitalizimi dhe së treti doja të ndaloja tek një aspekt i pakundërshtueshëm që është orkestra e RTSH, e cila mund të bëjë që ky institucion të njihet jo vetëm institucionalisht, por edhe ndërkombëtarisht”, tha Anila Varfaj, një tjetër kandidate për anëtare e Këshillit Drejtues të RTSH-së. Seanca dëgjimore me kandidatët e tjerë për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH do të zhvillohet ditën e nesërme.

kumisioni i medias

Sondazh

Poll