Politike

Berisha pret në seli deputetin italian, Jacopo Morrone, zbardh detaje nga takimi: Diskutuam mbi inceneratorët dhe mbetjet toksike...

Lideri demokrat bën me dije se në qendër të diskutimeve dypalëshe kanë qënë çështjet e inceneratorit dhe mbetjeve toksike.

10 Mars 2025, 16:09 Nga B.Z
Berisha pret në seli deputetin italian, Jacopo Morrone, zbardh detaje nga
Takimi

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur këtë të hënë në Selinë e PD-së, deputetin italian, Jacopo Morrone, njëherazi edhe Kryetar i Komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët.

Lajmin e ka bërë me dije vetë lideri demokrat përmes një postimi në rrjete sociale, teksa thotë se të pranishëm në takim kanë qënë edhe Këshilltari bashkiak, Daniele Mezzacapo dhe një grup sipërmarrësish shqiptaro-italian nga regjioni i Emilia Romanjës.

Lideri demokrat bën me dije se në qendër të diskutimeve dypalëshe kanë qënë çështjet e inceneratorit dhe mbetjeve toksike. Berisha thotë se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë që anti-mafia italiane ka patur në zbardhjen e shumë rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke i ftuar autoritetet italiane të investohen fuqimisht në hedhjen dritë të këtij abuzimi qindra milionë eurosh.

Postimi i Berishës:

Takim me Deputetin italian, Jacopo Morrone, Kryetar i Komisionit hetimor parlamentar për mafien e plehrave, shoqëruar nga Këshilltari bashkiak, Daniele Mezzacapo dhe një grup sipërmarrësish shqiptaro-italian nga regjioni i Emilia Romanjës.
Deputeti Morrone na informoi mbi aktivitetin e komisionit të tij dhe rëndësinë e çështjes së mafies së plehrave si në realitetin rajonal italian, ashtu edhe në atë europian.

E falënderova për vizitën e tij në Shqipëri dhe e informova për peshën specifike të skandalit të inceneratorëve dhe mbetjeve toksike. Të dy rastet janë të lidhura me aktorë të bazuar në Itali.
Duke rikujtuar denoncimet e ish Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj, theksova se prapa mafies së plehrave në Shqipëri qëndron vetë Kryeministri Rama. I theksova rëndësinë që anti-mafia italiane ka patur në zbardhjen e shumë rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke e ftuar mua dhe autoritetet italiane të investohen fuqimisht në hedhjen dritë të këtij abuzimi qindra milionë eurosh.

Në përmbyllje, risjell në vëmendje se për Partinë Demokratike, koncepti i një Shqipërie madhështore mbështetet në një shtet me taksa të ulëta , që lufton korrupsionin dhe tërheq investime të huaja, veçanërisht nga Italia, partneri ynë kryesor ekonomik dhe kulturor.

Rasti i suksesit të delegacionit të sipërmarrësve që e shoqëronin Deputetin Morrone është prova më e fortë e lidhjes së shkëlqyer mes dy vendeve tona, që do të zhvillohet edhe më tej pas 11 majit. 2025-sa do të jetë padiskutim viti i Diasporës Shqiptare!

sali berisha takim pd jacopo morrone

Sondazh

Poll