Politike

“Raporti i votave në diasporë, 2 me 1 për opozitën kundrejt PS”/ Sula: PD do të triumfojmë nëse lista e deputetëve është dinjitoze

Sula gjithashtu u shpreh i bindur se vota e diasporës do të përmbysë ekuilibrat politikë në favor të opozitës. Në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, Sula theksoi rëndësinë e një liste të fortë dhe përfaqësuese.

10 Mars 2025, 16:29 Nga E. D
“Raporti i votave në diasporë, 2 me 1 për opozitën
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka analizuar situatën politike dhe strategjinë e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sula i ftuar në programin e drekës në studion e News24, tha se angazhimi i diasporës është një faktor kyç për suksesin e opozitës, ndërkohë thekson se nuk ka pasur asnjë presion për përfshirjen e tyre.

Sula gjithashtu u shpreh i bindur se vota e diasporës do të përmbysë ekuilibrat politikë në favor të opozitës. Në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, Sula theksoi rëndësinë e një liste të fortë dhe përfaqësuese. Ai vuri në dukje gjithashtu rolin e aleatëve historikë të PD si Fatmir Mediu dhe Agron Duka, duke theksuar se bashkëpunimi me ta është i domosdoshëm për suksesin e opozitës.

“Berisha dhe kryesia e PD nuk kanë vënë askënd nën presion për t’u angazhuar me diasporën, sepse kjo varet edhe nga financat individuale. Por kushdo që ka lidhje me opozitën duhet të bëjë detyrën e vet. 

Raporti do të jetë 2 me 1 në favorin tonë kundrejt mazhorancës. Emigrantët që vijnë në takimet tona nuk janë të detyruar, ata nuk kanë interesa te opozita, por besojnë te ndryshimi. Duhet të kemi kandidatët më të mirë të mundshëm. Nëse lista është dinjitoze, jam i bindur se do të triumfojmë”, u shpreh Sula. 

dashnor sula

Sondazh

Poll