10 Mars 2025, 17:25
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza kundrejt qeverisë së kjo e fundit ka rritur pagat e veta dhe të zyrtarëve të lartë dhe për pensionistët ka dhënë një pagë qesharake.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha thotë se në historinë 34-vjeçare mazhoranca votoi me dhjetëra ligje dhe vendime, në të cilat varfëruat gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë.
Berisha thotë se qeveria shumëfishoi rrogat e zyrtarëve, dhe kur erdhi puna tek pensionet i lanë një shumë qesharake, 16 milionë për 800 mijë pensionstë.
Berisha: Kjo është seanca defacto e fundit e këtij Parlamenti i cili në 4 vite u rreshtua kundra qytetarëve shqiptarë, kundër interesave të shqiptarëve, kundër parimeve demokratike të një vendi të lirë dhe do përfundojë në histori si parlamenti i narko-diktaturës. Zonja deputete, zotërinj deputetë, zonja kryetare, të dashur qytetare dhe qytetarë.
Kjo është seanca defakto e fundit e këtij parlamenti.
Unë po mbroj një të vërtetë, megjithatë nëse gjindet një Harasanas i asaj familje që është lënduar nga fjala ime, unë i kërkoj këtu ndjesë, por unë thashë të vërtetat, se ai mbeti një avokat i pavarur i atyre vlerave dhe parimeve socialiste, të themi atë që është, atë që besonte. Atë e ndante një det i tërë me narkorilindjen dhe narkoparlamentin.
Rikthemi tani, se pse ju do hyni në histori si parlamenti më i zi pas diktaturës komuniste në Shqipëri.
Pse ju do hyni në histori si narkoparlamenti? Sepse ju për herë të parë në historinë 34-vjeçare ju votuar me dhjetëra ligje dhe vendime, në të cilat varfëruat gjithnjë e më shumë qytetarët shqiptarë.
Votuat ligje dhe vendime me anë të të cilave, shumëfishuat rrogat tuaja dhe rrogat e larta të zyrtarëve, dhe kur erdhi puna tek pensionet ju latë një shumë qesharake, 16 milionë për 800 mijë pensionstë dhe në këtë parlament, kreu i juaj, padrinoja i Shqipërisë deklaroi se, nëqoftëse lëvizim pensionet minimale, Shqipëria merr fund dhe bie në katastrofë.
Pra në rrafshin human, njerëzor ju me vendimet dhe ligjet tuaja, buxhetin që bëtë, thelluat në mënyrë të tmerrshme hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në këtë vend.
Ju u bëtë strumbullar themelor i politikave të përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.
pensionistet sali berisha kuvend qeveri
Politike
10 Mars 2025, 17:19
B.Z
Sula
TIRANË - Deputeti Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist, Andis Harasani. Nga foltorja e Kuve...
Politike
10 Mars 2025, 17:14
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga Kuvendi në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit ...
Politike
10 Mars 2025, 17:11
B.Z
Kuvendi
TIRANË - Kuvendi është mbledhur edhe këtë të hënë në seancë plenare. Në nisje të seanc&...
Politike
10 Mars 2025, 17:11
M.B
Kuvendi
TIRANA- Ka nisur seanca plenare e ditës së sotme sot në Kuvend. Në rendin e ditës të seancës plenare ësht&e...
Politike
10 Mars 2025, 17:00
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Në Komisionin e Medias, u zhvillua sot seanca dëgjimore me kandidatët për anëtarë të K&e...
Politike
10 Mars 2025, 16:29
E. D
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka analizuar situatën politike dhe strategjinë e opozitës p&eum...
Politike
10 Mars 2025, 16:25
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rubrikës në rrjetet sociale "Ç'kemi ndonjë të re" pas th...
Politike
10 Mars 2025, 16:09
B.Z
Takimi
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur këtë të hënë në Selinë e PD-së, de...
Politike
10 Mars 2025, 16:00
M.B
Erion Veliaj
DURRËS- Dy avokatët e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Joshua Roberts dhe Ermir Beta prej 50 minutash kanë hyr...
Politike
10 Mars 2025, 15:50
M.B
Edi Rama
KAMËZ- Kryeministri Edi Ram inspektoi sot punimet në shkollën e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kam&eu...