Politike

"Kamza, befasia e gjithë Rilindjes!" Rama inspekton punimet e shkollës “Angela Merkel”: As në mes të Parisit nuk gjen kështu

Ky projekt vlerësohet se do të përfundojë deri në shtator dhe do t’u vihet në dispozicion nxënësve dhe mësuesve.

10 Mars 2025, 15:50 Nga M.B
"Kamza, befasia e gjithë Rilindjes!" Rama inspekton punimet e
Edi Rama

KAMËZ- Kryeministri Edi Ram inspektoi sot punimet në shkollën e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz. Të pranishëm gjatë inspektimit ishin dhe Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Rakip Suli. Ky projekt vlerësohet se do të përfundojë deri në shtator dhe do t’u vihet në dispozicion nxënësve dhe mësuesve. Gjatë fjalës së tij, Rama nuk i kurseu batutat duke thënë se këto janë shkolla që mes Parisit nuk i gjen sepse janë ndërtuar nga e para.

“Shumë bukur, ky është një projekt që duhet të jetë krenaria e studios suaj të arkitekturës. Këto janë shkolla që mes Parisit nuk i gjen se janë ndërtuar nga e para dhe nuk janë më të vjetra, këto janë shkolla spektakolare. Kamza është shëmbëlltyrë spekakolare, edhe Tirana, po në Kamëz nuk pritej se në Tiranë pritej. Kamza është befasia e gjithë rilindjes", tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll