Aktualitet

Mjegulla sjell probleme, shtyhen fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”

12 Janar 2020, 21:51 Nga DOSJA
Mjegulla sjell probleme, shtyhen fluturimet nga aeroporti “Nënë

TIRANË-  Një mjegull e dendur ka mbuluar sot në mbrëmje, Tiranën, Fushë-Krujën dhe shkon deri në afërsi të Kurbinit. Mjegulla shkaktoi probleme në qarkullimin e mjeteve, po duket se ka shkaktuar probleme dhe në transportin ajror.

Sipas informacioneve bëhet me dije se disa flutuirme që ishin planifikuar sot nga aeroporti “Nënë Tereza” janë shtyrë. Edhe faqja zyrtare e aeroprtit ka njoftuar shtyrjën e udhëtimeve, e cila ka njoftuar se fluturimet që ishin parashikuar të kryheshin rreth orës 21:00-22:00 janë shtyrë.

Po ashtu bëhet me dije se është shmangur ulja e në aeroportin e Rinasit të dy avionëve që vinin nga Brukseli dhe Londra, dhe ata kanë shkuar drejt Korfuzit dhe Shkupit.

Dosja.al më herët raportoi dhe për problemet që ishin fshaqur në qarkullimin e mjeteve, ku në disa segmente në Fushë-Krujë pati dhe trafik të rënduar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti nene tereza problemet me mjegullen shtyhen fluturimet aeroporti nene tereza problemet me mjegullen shtyhen fluturimet

Sondazh

Poll