Aktualitet

Ishin bllokuar në 2523 metra lartësi, Policia shpëton 4 alpinistët që ishin bllokuar në majën “Çuka e Peçit” në Gr

12 Janar 2020, 21:28 Nga DOSJA
Ishin bllokuar në 2523 metra lartësi, Policia shpëton 4

KOLONJË– Policia në bashkëpunim me banorët e zonës së Kolonjës, u ka dhënë ndihmë mbrëmjen e sotme 4 alpinistëve që ishin bllokuar në malin e Gramozit. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se alpinistët ishin nisur për të ngjitur malin, por ishin bllokuar për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Pas disa orë kërkimesh, është bërë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia në bashkëpunim me banorët e zonës, u vjen në ndihmë 4 alpinistëve. Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kolonjë, është marrë një telefonatë sipas të cilës 4 alpinistë që kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford”, në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit, mund të kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, në drejtim të zonës, u nisën shërbime të Komisariatit të Policisë Kolonjë dhe Stacionit të Policisë Kufitare Shtikë, të Emergjencave Civile, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës.]

Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit. Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alpinistet e bllokuara alpinistet ne gramoz cuka e pecit mali i gramozit alpinistet e bllokuara alpinistet ne gramoz cuka e pecit mali i gramozit

Sondazh

Poll