Aktualitet

Shembet hoteli historik në Berat, godina pronë e ish-deputetit që u ‘dogj’ nga dekriminalizimi (VD)

12 Janar 2020, 19:53 Nga DOSJA
Shembet hoteli historik në Berat, godina pronë e ish-deputetit që

BERAT- Është shembur sot në Berat, një nga hotelet më të njohura të këtij qytetit, “Hotel Turizmi”. Siç shihet dhe nga VIDEO e siguruar nga Dojsa.al, shembja është ka ndodhur në prani të qytetarëve të cilët nga kureshtja, kanë parë të gjithë aksionin e fadromave.

Pas shmebjes, do të nis ndërtimi nga e para, ku do të jetë më i madh dhe luksoz. Dosja.al bën me dije se në kohën e diktaturës në këtë hotel akomodohej Komiteti Qëndror, sa herë shkonin për vizitë në Berat.

Hoteli ka një një rëndësi të madhe historike, pasi akomodoheshin dhe kombëtaret e sportit. Por mësohet se tashmë hoteli nuk do ruajë historinë e tij, por do të jetë luksoz, me pishinë dhe fasilitete te tjera moderne.

Po ashtu burime bëjnë me dije se pronar i hotelit është ish-deputeti Gledion Rahovica, i cili është larguar nga politika për shkak të dekriminalizimit. Rahovica nuk e ka vetëm, por është bashkëpronat me një portier.

Në kohën e komunizmit dhe në vitet e para pas rënies së regjimit, hoteli ka qenë shtetror, por është privatizuar nga një deputete PD, e cila tashmë është larguar dhe e ka shitur tek Rahovica.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gledion rehovica hotel turizmi ne berat shembet hoteli historik gledion rehovica hotel turizmi ne berat shembet hoteli historik

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2020, 15:09

TIRANË- Agim Kajmaku, ish-kreu i Bashkisë së Vorës, është ende në arrati, pasi kërkohet nga Policia, në një kohë që gjykata ka caktuar masën e sigurisë “ar...