Aktualitet

Ditë me diell dhe rritje temperaturash/ Si do të jetë moti gjatë kësaj jave (PARASHIKIMI)

13 Janar 2020, 06:35 Nga DOSJA

Shqipëri- Ditë me diell dhe rritje temperaturash. Ky është parashikimi i motit për këtë javë nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak.  Parashikohet se në vendet malore do të ketë reshje dëbore, por jo me intesitet të lartë.

“Pas situatës me reshje të kësaj fundjave parashikohet rikthimi i ditëve me diell e hera herës vranësira deri mesatare. Prezente gjatë mëngjeseve do të jetë mjegulla e mjegullina në lugina. Era, përgjithësisht parashikohet nga lindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare. Gjatë së enjtes e të premtes do të vërehet shtim i saj përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë. Po kështu, temperaturat negative si në tabelë në disa zona, do të sjellin ngrica dhe brymë të përkohëshme.“, njoftohet nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

 

Parashikimi i motit ditën e sotme

J.V;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti 13 janar 2020 moti 13 janar 2020

Sondazh

Poll