Politike

Berisha: U ftuan në koalicion dhe disa parti të sapokrijuara, por ato preferuan të jenë opozita e opozitës

Berisha theksoi se nuk kanë pranuar pasi nuk kanë gjetur forcën të shpallen parti opozitare duke preferuar pozicionin e opozitës së opozitës. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se themeli i qëndrimeve të tij ndaj aleatëve është besnikëria, ndaj ka besim të plotë tek besnikëria e tyre.

10 Mars 2025, 14:31 Nga M.L
Berisha: U ftuan në koalicion dhe disa parti të sapokrijuara, por ato
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi ditën e sotme se janë ftuar parti të reja për tu bashkuar në aleancë por nuk kanë pranuar. Berisha theksoi se nuk kanë pranuar pasi nuk kanë gjetur forcën të shpallen parti opozitare duke preferuar pozicionin e opozitës së opozitës. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se themeli i qëndrimeve të tij ndaj aleatëve është besnikëria, ndaj ka besim të plotë tek besnikëria e tyre.

Ndër të tjera, Berisha shtoi se bashkimi i aleatëve u bë me vetëdije të plotë me qëllim për të shpëtuar Shqipërinë nga Edi Rama. 

PJESË NGA DEKLARATA:

"Ka një histori. Besnikëria është themeli i qendrimeve të mia ndaj aleatëve. Aleatët e dinë që, unë jam besnik ndaj tyre, ndaj kam besim të plotë në besnikërinë e tyre. Pasi, këto u bashkuan me vetëdije të plotë, se e keqja më e madhe e këtij vendi është Edi Rama. U bashkuan, pikërisht, për të shpëtuar Shqipërinë nga Edi Rama. Edhe njëherë them këtu. Janë ftuar në këtë aleancë edhe disa të tjera të sapokrijuara, por ato nuk e konsiderojnë Edi Ramën. Për çudi problemin madhor të Shqipërisë, dhe nuk gjetën forca të shpallen parti opozitare. Preferuan pozicionin e opozitës së opozitës. Pozicionin që është kryekëput, çon ujë në mullirin e qeverisë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll