Politike

"Të rinjtë nuk e duan Edi Ramën"/ Berisha: Protesta për mbylljen e Tik Tok, do jetë një protestë kundër censurës

Ndër të tjera, Berisha tha se të rinjtë nuk mund të kenë si definicion arrogancën dhe se kjo është arsyeja pse të rinjtë nuk e pëlqejnë Edi Ramën duke e kritikuar, ironizuar dhe tallur në Tik Tok. Berisha shtoi se kjo është edhe arsyeja që kryeministri do të mbyllë Tik Tok-un duke thënë se ky është një akt i një censure të tmerrshme. Berisha tha se protesta do të jetë kundër censurës më së shumti por natyrisht do lidhet me mbylljen e Tik Tok-ut.

10 Mars 2025, 14:29 Nga M.L
"Të rinjtë nuk e duan Edi Ramën"/ Berisha: Protesta
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se po afron protesta kundër censurës, që është pritur shumë nga të rinjtë. Në një deklaratë për mediat, Berisha shtoi se mbyllja e platformës Tik Tok është censurë dhe e quan këtë veprim të kryeministrit si hakmarrje ndaj kritikave që i bëjnë të rinjtë.

Ndër të tjera, Berisha tha se të rinjtë nuk mund të kenë si definicion arrogancën dhe se kjo është arsyeja pse të rinjtë nuk e pëlqejnë Edi Ramën duke e kritikuar, ironizuar dhe tallur në Tik Tok. Berisha shtoi se kjo është edhe arsyeja që kryeministri do të mbyllë Tik Tok-un duke thënë se ky është një akt i një censure të tmerrshme. Berisha tha se protesta do të jetë kundër censurës më së shumti por natyrisht do lidhet me mbylljen e Tik Tok-ut. 

PJESË NGA DEKLARATA:

"Protesta kundër censurës po afron. Është një protestë që është mirëpritur jashtë mase nga nxënësit, studentët dhe të rinjtë, jashtë mase! Ata, e konsiderojnë censurën një akt brutal direkt kundër tyre. Pra, qendrimi ndaj Tik Tokut është një qendrim censure. Sepse, nuk e mohoj që smartfoni ka një ndikim tek të rinjtë dhe te fëmijët, në kuptimin e konsumimit të kohës më shumë se sa duhet. Por, nuk është Tik Toku si i tillë. Jo! Të gjithë, ata që kanë fëmijë e dinë se fëmija edhe pa dalë aplikacioni i Tik Tokut, preferonte të navigonte, lundronte në smartfon në google e këto të tjera. Pra, është një akt hakmarrës i Edi Ramës ndaj kritikave që i bëjnë të rinjtë. Se ta keni një gjë parasysh. I riu, për definicion, nuk mund ta ketë kurrë arrogancën. Kjo është arsyeja që të rinjtë nuk e pëlqejnë Edi Ramën. Nuk e pëlqejnë, nuk e duan, jo. Arrogant thonë. Dhe, pikërisht për këtë arsye ai mbyll Tik Tokun, se atë e kritikojnë, e ironizojnë, e tallin në Tik Tok. Pra, është një akt censure e tmerrshme, nuk pajtohet njeri me këtë gjë. Kështu që, do jetë një protestë kundër censurës, natyrisht e lidhur me mbylljen e Tik Tokut," tha Berisha.

sali berisha protesta kunder mbylljes se tiktok

Sondazh

Poll