Politike

Berisha: Diaspora do të ketë emra në listën e kandidatëve

Në një deklaratë për mediat Berisha shtoi se koalicioni përfaqëson minimalisht 26% të zgjedhësve të Shqipërisë dhe do të ketë përfaqsim ne listat e mbyllura patjetër. 

10 Mars 2025, 14:28 Nga M.L
Berisha: Diaspora do të ketë emra në listën e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se diaspora do të ketë emra në listë, por nëse do të jenë apo jo në listën e sigurtë nuk dihet. Në një deklaratë për mediat Berisha shtoi se koalicioni përfaqëson minimalisht 26% të zgjedhësve të Shqipërisë dhe do të ketë përfaqsim ne listat e mbyllura patjetër. 

PJESË NGA DEKLARATA:

"Diaspora do ketë emra në listë. Nëse do ketë emra në listën e sigurtë apo jo, këtë unë nuk mund ta them, sepse nuk është përfunduar lista e sigurtë. Ka një moment që duhet të jemi realistë. Një forcë mazhore që ndërhyn në listë të sigurtë është koalicioni. Koalicioni përfaqëson, e them edhe njëherë, minimumi 26% të zgjedhësve të Shqipërisë. Mundet më shumë, por më pak jo, asnjëherë. Atëherë, padiskutim që ky koalicion me pothuaj 1/3 e zgjedhësve do ketë përfaqësimin në listat e mbyllura. Dhe ky, pastaj i jep listës së mbyllur një karakter më të veçantë. Pak a shumë, kjo është. 8 vende janë për aleatët, sepse aleatët në rekordin elektoral kanë minimumi 26% të zgjedhësve në Shqipëri," tha Berisha.

sali berisha diaspora

Sondazh

Poll