Politike

Tha se nuk do jetë në listë për deputet, Berisha komenton deklaratën e Ramës: Po lufton për mbijetesë pas 11 majit

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se kryeministri po lufton për mbijetesë pas zgjedhjeve dhe shtoi se në këtë situatë e kanë dërguar shumë faktorë siç është burgosja e Veliajt dhe letra e Nesti Angonit. Berisha deklaroi më tej se është betuar se nuk do t'i bashkojë kurrë votat me Edi Ramën pasi ky i fundit mendonte se meqenëse Berisha është akuzuar padrejtësisht dhe mund të pranonte të votojë për shkrirjen e SPAk- ut në akt hakmarrjeje.

10 Mars 2025, 13:52 Nga M.L
Tha se nuk do jetë në listë për deputet, Berisha komenton
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Edi Rama mund të përcaktojë vetëm nëse do jetë apo jo në listën e kandidatëve, po se ku do të jetë pas 11 majit mund ta përcaktojnë vetëm shqiptarët. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se kryeministri po lufton për mbijetesë pas zgjedhjeve dhe shtoi se në këtë situatë e kanë dërguar shumë faktorë siç është burgosja e Veliajt dhe letra e Nesti Angonit.

Berisha deklaroi më tej se është betuar se nuk do t'i bashkojë kurrë votat me Edi Ramën pasi ky i fundit mendonte se meqenëse Berisha është akuzuar padrejtësisht dhe mund të pranonte të votojë për shkrirjen e SPAk- ut në akt hakmarrjeje.  

PJESË NGA DEKLARATA: 

"Do jetë apo nuk do jetë në listën e kandidatëve, atë e përcakton. Po se ku do të jetë pas 11 majit, atë e përcaktojnë shqiptarët, dhe shqiptarët ia kanë pre biletën atij. Edi Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit. Shkaku i burgojes së Erion Veliajt, letra e Nesti Angonit është qeveritare dhe nuk u akuzua për gjërat më evidente publikisht siç është djegësi i Tiranës dhe 5D, sepse aty shkonte tek djegësi shkonte direkt te Rama, hoteli thuhet se është holder edhe Olsi Rama.

Ndaj edhe ai dështoi të sigurojë votat e PD dhe të bindë Sali Berishën për të shkrirë Skapin e partisë. Dështoi, bëri pëprjekje ai, edhe publike, edhe nën rrogoz, por siç kam deklaruar dhe siç jam betuar nuk do i bashkoj kurrë votat me të, pasi asnjë hap nuk do mund të bëhet pa Komisionin e Venecias, i cili nuk do të jetë vetëm arbitri, por do të jetë institucioni që do të trajtojë problemet e Reformës në Drejtësi. Kjo është e gjitha. Ka hallin shumë të madh ai, sepse ai mendonte meqënëse Sali Berisha është akuzuar padrejtësisht, tani në akt hakmarrjeje do të pranojë të votojë për shkrirjen e Skapit. Por kjo nuk mund të ndodhte, e kalkuloi gabim. I llogariti gabim hesapet, dhe mbeti duarbosh," tha Berisha.

sali berisha edi rama zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll