Politike

Berisha: Chris LaCivita është forcë madhore në fitoren e ardhshme të Aleancës për Shqipërinë Madhështore

Berisha tha më tej se Chris LaCivita e ka qujatur Ramën kukullën e Xhorxh Sorosit duke shtuar se Rama nuk merret me 'padronin' e tij por me personin që i përplasi të vërtetën në sy. Berisha tha se kryeminitri është njeriu më i pashpresë në këto zgjedhje dhe se nuk ka treguar aspak transparencë në përzgjedhjen e kanditaturave. 

10 Mars 2025, 13:45 Nga M.L
Berisha: Chris LaCivita është forcë madhore në fitoren e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Kryeministri Edi Rama ka bërë përpjekje të denueshme për të sabotuar koalicionin e Shqipërisë Madhështore, duke shtuar se ky loalicion mban sinonimin realitet dhe fitore. Në një deklaratë për mediat Berisha tha se kryesori i fitores është rikthimi i Donald Trump, që në vetvete përbën Chris LaCivita, që do të jetë forca më e madhe e në fitoren e ardhshme të koalicionit. 

Berisha tha më tej se Chris LaCivita e ka qujatur Ramën kukullën e Xhorxh Sorosit duke shtuar se Rama nuk merret me 'padronin' e tij por me personin që i përplasi të vërtetën në sy. Berisha tha se kryeminitri është njeriu më i pashpresë në këto zgjedhje dhe se nuk ka treguar aspak transparencë në përzgjedhjen e kanditaturave. 

PJESË NGA DEKLARATA:

"Çfarë do që të them sot, nuk mund të mos jetë kushtuar arritjes kryesore të PD-së, koalicionit të saj me përfaqësuesit e 26 partive, por herë-herë edhe 30, është një garanci madhore e shpëtimit të Shqipërisë me 11 maj dhe hapjes së epokës apo kohës së Shqipërisë Madhështore. Edi Rama ka bërë përpjekje të dënueshme, të jashtëzakonshme për të sabotuar këtë koalicion që e tmerron. Por ky koalicion sot është realitet dhe mund të quhet me sinonim tjetër, koalicioni i fitores. Por meqenëse objektivi më madhor i këtij koalicioni është Shqipëria Madhështore, atëherë u vendosë të quhej Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në paraqitjen time në momentin e shpalljes së këtij koalicioni rreshtova disa faktorë që janë realë dhe të padiskutueshëm. Por këtu do ndalem dhe në një faktor tjetër. Arkitekti, kryearkitekti, kryestrategu, bashkëkryestrategu i fitores më të madhe, i rikthimit më vendimtar në historinë e njerëzimit, të Donald Trump, edhe ai përbën në vetvete, Chris LaCivita, një forcë madhore në fitoren e ardhshme të këtij koalicioni. Edi Rama, sot i tmerruar nga këto zhvillime, ka ironizuar dhe atakuar pikërisht këtë moment me të cilin ai ndjehet i pashpresë. Nuk jam marrë kurrë me kompanitë konsulente që ai ka kontraktuar se nuk është normale. Kurse ai këto ditë merret.

Merret natyrisht sepse kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, Chris LaCivita e quajti Edi Ramën siç është, kukulla e Xhorxh Sorosit. Tani Edi Rama, në vend që të merret me padronin e tij dhe kukull siç është vetë, merret me njeriun që i tha të vërtetën në sy. Dhe këto janë zgjidhjet e tij e njeriut të pashpresë në këtë garë. E njeriut që në përzgjedhjen e kandidaturave dëshmoi zero transparencë. E njeriut që shumëzoi me zero në përzgjedhjen e kandidaturave të gjithë strukturat e partisë së tij, anëtarësinë, komitetet e partisë dhe forumet e tjera. Pra, përdori praktikat më obskure në nxjerrjen e kandidatëve. Por kjo nuk pritej ndryshe," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll