Bota

Krijimi i qeverisë, Kurti i kthen letër të gjatë Thaçit: Mos bëj presion, jemi afër marrëveshjes me LDK

13 Janar 2020, 07:23 Nga DOSJA
Krijimi i qeverisë, Kurti i kthen letër të gjatë

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje letrës zyrtare që presidenti i vendit Hashim Thaçi i dërgoi dy ditë më parë. (Lexo këtu). Në një letër zyrtare të gjatë, me dy faqe, Kurti ‘sqaron’ Thaçin se cili është roli i kreut të shtetit dhe sesi ai nuk duhet të ushtrojë presion në formimin e koalicionit qeverisës por vetëm të presë.

Kurti shkruan se letra e dërguar nga Thaçi dërgonte mesazhin e një ndërhyrjeje dhe paragjykimi në procesin e formimit të institucioneve të Kosovës. 

“Mesazhi juaj përbën ndërhyrje dhe paragjykim të procesit të formimit të institucioneve dhe paralajmërim kërcënues. Kushtetuta e Kosovës nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në procesin e caktimit të mandatarit apo dhe garantimit të një shumice parlamentare. Kushtetuta e Republikës sonë nuk i njeh presidentit një rol imponues në formimin e Qeverisë. Ai duhet të jetë i durueshëm dhe të presë,“-shkruan ndër të tjera Kurti. 

Më tej, kreu i Vetëvendosjes, gjithashtu ka njoftuar Thaçin se tashmë marrëveshja me tyre LDK për formimin e qeverisë së re ishte në fazën e fundit. 

“Ju lusim që të mos bëni vlerësime politike dhe presion përmes paragjkimit të procesit politik të formimit të Qeverisë. Ju informoj që ndodhemi në fazën e finalizimit të marrëveshjes më Lidhjen Demokratike të Kosovës,”-e mbyll letrën e tij Kurti. 

Dy ditë më parë, presidenti Thaçi i dërgoi një letër zyrtare Albin Kurtit, të cilit i kërkonte që ta njoftonte nëse LVV-ja do të dorëzonte emrin e mandatarit për kryeministër apo nëse do ta refuzonte, në mënyrë që kreu i shtetit më pas të mandatonte dikë tjetër. 

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. Ndërsa Albin Kurti ka hequr dorë nga ministri i Brendshëm. Ditët e fundit Kurti ka zhvilluar takime të përditshme me Isa Mustafën, ndërsa zëdhënësit e tyre kanë deklaruar se negociatat po shkojnë mirë dhe se ka lëvizje nga të dyja palët. 

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll