Bota

“Zemërgjerësia” e Trump/ Presidenti amerikan paralajmëron sërish drejtuesit e Iranit për protestuesit: Bota po iu shiko

13 Janar 2020, 07:18 Nga DOSJA
“Zemërgjerësia” e Trump/ Presidenti amerikan

SHBA– Ditën e djeshme Presidenti amerikan Donald Trump iu ka tërhequr vëmendjen udhëheqësve Iranian që të mos lëndojnë më popullin e tyre.

Shkak për këto protesta masive që kanë përfshirë vendin janë  bërë tensionet mes palëve dhe konfirmimi i Iranit i cili  pranoi se është fajtor për rrëzimin e avionit ukrainas në Iran, ku humbën  jetën 176 njerërz.

Por Trump mes këtyre trazirave dhe kësaj çështje  mjaftë shqetësuese ka reaguar herë pas here në rrjetet sociale, jo vetëm në anglisht por edhe persisht, drejtuar Iranit duke thënë se është krah tyre për t’i mbështetur.

Së fundmi në  postimin e tij presidenti amerikan ka shkruar: Këshilltari i Sigurisë Kombëtare tha sot se sanksionet dhe protestat e kanë vënë Iranin “nën një presion të madh” dhe i detyron ata të negociojnë. Në fakt, nuk më intereson nëse po negociojnë. Është përgjegjësia e tyre, por jo të kenë armë bërthamore dhe “mos i vrisni protestuesit tuaj”.”

Përveç deklaratës për çështjet ligjore dhe sanksionet mes dy palëve, Trump çuditërisht vazhdon dhe i thekson qeverisë Iraniane të mos vrasë qytetarët e saj.

Ditën e djeshme Trump u shpreh: Për udhëheqësit e Iranit MOS I VRISNI PROTESTUESIT TUAJ. Mijëra tashmë janë vrarë ose burgosur nga ju, dhe Bota po shikon. Më e rëndësishmja, SHBA po shikon. Ndaloni së vrari popullin tuaj të madh iranian!”

Përplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrásësi nuk u gjet dhe u vrá një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali Kasem Sulejmani i vrárë një javë më parë. Ndërkohë në Iran kanë nisur protestat pasi qeveria e Irakut pranoi se ka dorë në rrëzimin e avionit ukrainas, “Boeing 737”,  më 8 janar ku humbën jetën të 176 njerëzit që ishin në bord.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump iran tensionet iran-shba trump donald trump iran tensionet iran-shba trump

Sondazh

Poll