Aktualitet

Aksident në rrugën Shkodër-Koplik, plagoset drejtuesi i motorit

Mësohet se një 71-vjeçar me iniciale Xh.H duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

9 Mars 2025, 19:36 Nga E. D
Aksident në rrugën Shkodër-Koplik, plagoset drejtuesi i motorit
foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotm në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”. Mësohet se një 71-vjeçar me iniciale Xh.H duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidenti.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, shtetasi Xh. H., 71 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi Xh. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidenti.

aksident ne shkoder

Sondazh

Poll