Aktualitet

Shiste drogë në lagjet e Beratit, arrestohet 24 vjeçari/ Sekuestrohen dhjetëra doza kanabis

Arrestimi në vijim të operacionit kundër prostitucionit dhe lojërave të fatit në këtë qytet

9 Mars 2025, 10:46 Nga A.Ll

Shiste drogë në lagjet e Beratit, arrestohet 24 vjeçari/

BERAT - Policia e Beratit, në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, ka arrestuar 24-vjeçarin Mateos Lamaj për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”. Dy ditë më parë, në kuadër të të njëjtit operacion policia arrestoi 2 persona dhe procedoi në gjendje të lirë 4 të tjerë për shfrytëzim prostitucioni, prostitucioni dhe organizimi i lotarive të palejuara.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i gjetën 24-vjeçarit të arrestuar, lëndë narkotike cannabis në formë boçeje dhe të ndarë në doza, të cilën dyshohet se e shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, 1 aparat celular, shuma monetare të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike

Njoftimi i policisë:

Vijojnë veprimet hetimore në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, që u zhvillua ditën e premte, ku u arrestuan 2 shtetas dhe u proceduan 4 të tjerë, për shfrytëzim prostitucioni, prostitucioni dhe organizimi i lotarive të palejuara. Si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u vu në pranga dhe një 24-vjeçar, i cili shiste lëndë narkotike në qytetin e Beratit.

Sekuestrohen dhjetra doza kanabis, një sasi kanabisi në formë boçeje, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe sende të tjera të kundraligjshme. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme nën drejtimin e Prokurorisë Berat, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 24 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i gjetën shtetasit L. M, lëndë narkotike cannabis në formë boçeje dhe të ndarë në doza, të cilën dyshohet se e shiste në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit, 1 aparat celular, shuma monetare të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria e kundërligjshme të shitjes së lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

berat droga

Sondazh

Poll