Aktualitet

Sherr mes disa personave në Vlorë/ Plagoset me thikë 20-vjeçari, autori në arrati, shoqërohen në polici 3 prej personave të përfshirë në konflikt

Si pasojë e konfliktit një 20-vjeçar me iniciale K.H ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë), i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

9 Mars 2025, 16:16 Nga E. D
Sherr mes disa personave në Vlorë/ Plagoset me thikë
foto ilustruese

VLORË- Një sherr i dhunshëm ka ndodhur ditën e sotme mes disa personave në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Si pasojë e konfliktit një 20-vjeçar me iniciale K.H ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë), i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga konflikti kanë mbetur të dëmtuar lehtë edhe tre persona të tjerë, të cilët pasi morën ndihmën mjekësore janë shoqëruan në komisariat për tu marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit. Ndërkohë nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 14:45, në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas dhe gjatë konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë). Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.

Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

sherr ne vlore

Sondazh

Poll