Aktualitet

Përplasi për vdekje ish-kunatin,Gjykata e Apelit Apeli lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Albert Kacën

Fillimisht Prokuroria e Lexhës ka kërkuar 35 vite burg për Kacën, pasi ky i fundit përplasi me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë.

9 Mars 2025, 09:20 Nga I.A
Përplasi për vdekje ish-kunatin,Gjykata e Apelit Apeli lë në
Albert Kaca

LEZHË- Gjykata e Apelit ka dënuar me 30 vite burg Albert Kacën në Lezhë, pasi përplasi për vdekje ish-kunatin e tij, Ylli Mena. Fillimisht Prokuroria e Lexhës ka kërkuar 35 vite burg për Kacën, pasi ky i fundit përplasi me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë. Dënimin me 30 vite fillimisht e ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë, ndërkohë që pas apelimit, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të njëjtin dënim. 

SI NDODHI NGJARJA?

Ngjarja ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra. Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 35-vjeçarin Albert Kaca. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca.

albert kaca ylli mena

Sondazh

Poll