Aktualitet

Plagosi me thikë një të mitur, në pranga 39-vjeçari shqiptar në Greqi

Fatmirësisht 17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 39-vjeçari shqiptar është në paraburgim.

9 Mars 2025, 17:43 Nga E. D
Plagosi me thikë një të mitur, në pranga 39-vjeçari
foto ilustruese

GREQI- Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi ka sulmuar me thikë një 17 vjeçar të komunitetit rom në Argostoli të Greqisë. Mediat vendase bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (8 mars), ku për arsye ende të panjohura në një konflikt të çastit 39-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur adoleshentin.

Fatmirësisht 17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që 39-vjeçari shqiptar është në paraburgim. Policia bën me dije ndër të tjera se pas kontrollit të të dhënave të 39-vjeçarit, rezultoi se ai qëndronte ilegalisht në shtetin fqinj.

policia greke

Sondazh

Poll