9 Mars 2025, 17:33
Nga dosja.
Foto ilustruese
TIRANË - Dy persona janë arrestuar dhe 8 të tjerë janë proceduar penalisht nga policia pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë në pranga ka rënë një 31-vjeçar pasi është kapur me lëndë narkotike, dhe një 55-vjeçar pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ndërsa tetë personat e tjerë të proceduar akuzohen për kanosje dhe përfshirje në sherr.
Njoftimi i Policisë:
•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin M. T., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, i gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 48 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me dy shtetas.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 30 vjeç, pasi dyshohet se qeni i tij ka kafshuar një 32-vjeçare;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 29 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 67-vjeçar.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. T., 79 vjeç dhe Y. T., 43 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte një 33-vjeçar.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B., 62 vjeç dhe E. B., 27 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte, një 19-vjeçar.
•Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin Sh. A., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
policia arrestim
Aktualitet
9 Mars 2025, 16:16
E. D
foto ilustruese
VLORË- Një sherr i dhunshëm ka ndodhur ditën e sotme mes disa personave në lagjen “Hajro Çak&eum...
Aktualitet
9 Mars 2025, 15:24
E. D
foto ilustruese
SHËNGJIN- Një aksident ka ndodhur mbasditen e sotme në rrugën e Kunës në Shëngjin, ku janë p&e...
Aktualitet
9 Mars 2025, 12:28
I.A
Aksidenti
LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Mësohet se tre mak...
Aktualitet
9 Mars 2025, 11:14
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjn&eu...
Aktualitet
9 Mars 2025, 10:43
I.A
TIRANË- Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur me armë zjarri në banesë. Më...
Aktualitet
9 Mars 2025, 10:46
A.Ll
BERAT - Policia e Beratit, në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, ka arrestuar 24-vjeçarin Mateos Lamaj pë...
Aktualitet
9 Mars 2025, 10:15
I.A
KOSOVË- Ndërsa dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës rriten, Kosova, po ashtu, përballet me një moment përcaktues:...
Aktualitet
9 Mars 2025, 09:20
I.A
Albert Kaca
LEZHË- Gjykata e Apelit ka dënuar me 30 vite burg Albert Kacën në Lezhë, pasi përplasi për vdekje ish-k...
Aktualitet
9 Mars 2025, 08:35
I.A
Rritja e kostove po i shtyn turistët gjetiu
Kroacia, një vend i njohur për vijën bregdetare dhe qytetet historike, po bëhet tepë...
Aktualitet
9 Mars 2025, 08:28
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Raporti “Rajonet Europiane të së Ardhmes 2025” rekomandon se qytetet e Ballkanit Perëndimor duhet ...