Aktualitet

EMRI/ Sekuestrohen 2 pushkë dhe fishekë, në pranga 53-vjeçari në Tiranë

Mësohet se 53-vjeçari me emrin Arben Karaj, posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij.

9 Mars 2025, 10:43 Nga I.A

EMRI/ Sekuestrohen 2 pushkë dhe fishekë, në pranga

TIRANË- Një 53-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur me armë zjarri në banesë. Mësohet se 53-vjeçari me emrin Arben Karaj, posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij. Karaj u arrestua për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Rifle”, nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Vihet në pranga 53-vjeçari, i cili i mbante në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë,, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Arben Karaj, 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

rifle arben karaj

Sondazh

Poll