Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë, plagosen 6 persona. Dy në gjendje të rëndë (VD)

12 Janar 2020, 17:05 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Lezhë, plagosen 6 persona. Dy në

LEZHË- Një aksident i rëndë është shënuar sot në aksin Lezhë- Milot dhe sipas informacioneve kanë mbetur 6 persona të plagosur. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë urës mbi lumin Drin, në Ishull Lezhë, ku disa makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti është bllokuar rruga në të dyja anët e kalimit dhe është krijuar një trafik i rënduar. Ndërkohë mësohet se personat e plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë dërguar menjëherë në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë pak më parë një aksident tjetër është shënuar në Pogradec, në afërsi të tunelit panoramik dy makina janë përplasur me njëra-tjerën, ku kanë mbetur dy persona të plagosur, të cilët morën plagë të lehta. Aksidentet rrugore në Shqipëri janë bërë një problem madhor, pasi në ditët e para të vitit 2020 kanë ndodhur me dhejtëra aksidente, ku 6 persona kanë humbur jetën e shumë të tjerë janë plagosur.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rëndë në lezhë plagosen 6 persona aksident i rëndë në lezhë plagosen 6 persona

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2020, 15:09

TIRANË- Agim Kajmaku, ish-kreu i Bashkisë së Vorës, është ende në arrati, pasi kërkohet nga Policia, në një kohë që gjykata ka caktuar masën e sigurisë “ar...