Aktualitet

I dënuar për vrasje në Shqipëri, shqiptari i dëbuar nga Britania rikthehet dhe hap biznes

12 Janar 2020, 17:18 Nga DOSJA
I dënuar për vrasje në Shqipëri, shqiptari i dëbuar nga

ANGLI- “Daily Mail”, i ka kushtuar sot një shkrim historisë së shqiptarit Riza Vatoci, i cili pas dëbimit nga Britania ishte rikthyer prap në këtë vend dhe kishte hapur dhe një biznes. Sipas kësaj medie, Vatoci ka kryer një vrasje në Shqipëri, por edhe pse ishte shpallur i padëshiruar nga shteti birtanik, sërish kishte vijuar jetën aty për disa vite.

49-vjeçari shqiptar është kapur në biznesin e tij në Bognor Regis, nga ‘Daily Mail’ gjatë një investigimi. Kjo media vijon më tej shkrimit dhe thotë se Vatoci më 1996 dyshohet se ka vrarë një person për motive hakmarrjeje një person dhe për këtë është dënuar më 1998 me 15 vjet burgim në mungesë. Pasi ka qëndruar vetëm pak kohë në burg në Shqipëri, ai kishte pretenduar të jetë refugjat nga Kosova, kisha kërkuar azil dhe më në fund i ishte lejuar qëndrimi.

Më 2006 i ishte dhënë shtetësia britanike, ndërsa besohet të ketë përfituar shuma të mëdha parash nga ky fakt. Por pasi Interpoli lëshoi një urdhër-arrest, Vatoci u arrestua. Ai nisi dhe një gjyq dhe shprehej se të drejtat e tij do i shkeleshin nëse do të kthehej në Shqipëri.

Riza Vatoci i kishte shpëtuar dënimit me 15 vjet burg në Shqipëri. Pas publikimit të këtij rasti, Ministria e Brendshme e Britanisë ka nisur të shohë me kujdes rastin, pasi shqiptari besohet se ka gënjyer, duke thënë se është refugjat nga Kosova. Vatoci mësohet se jeton me bashkëshorten dhe fëmijët ndërsa drejton lavazhin “Express” në Bognor Regis.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet daily mail riza vatoci shqiptari ne angli daily mail riza vatoci shqiptari ne angli

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2020, 15:09

TIRANË- Agim Kajmaku, ish-kreu i Bashkisë së Vorës, është ende në arrati, pasi kërkohet nga Policia, në një kohë që gjykata ka caktuar masën e sigurisë “ar...