Aktualitet

Abuzimet me ndërtimet në Durrës, Gjykata lë të lirë 10 nga 18 policët e arrestuar

12 Janar 2020, 18:48 Nga DOSJA
Abuzimet me ndërtimet në Durrës, Gjykata lë të

DURRËS- Ka përfunduar senca maratone në Gjykatën e Durrësit, për 18 zyrtarët e akzuar për lejimin e disa ndërtimeve pa leje në këtë qytet. Sipas informacioneve mësohet se Gjykata ka vendosur të lehtësojë masat e sigurisë për 10 nga 18 policët dhe zyrtarët e tjerë që u prangosën mbrëmjen e së premtes. Bëhet me dije se gjykata ka hequr masën e sigurisë për 10 zyrtarët: Sami Xhafa, Nikollë Marku, Besnik Domi, Astrit Nuri, Julian Kacadej, Marius Shahini, Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi dhe Qerim Doka.

Ndërkohë në masën e sigurisë “arrest në burg” kanë mbetur:  Ermal Petova (Polici që la të lirë një të akuzuar për përdhunim), Agim Osmani (Polici që u largua nga salla a gjyqit pas problemeve me zemrën), Haxhi Sherra, Petrit Neziri, Dëshir Dakoli, Ndriçim Shika dhe Gjergji Gerco.

Operacioni për arrestimin e tyre u zhvillua disa ditë më parë. Pas një hetimi tri mujor nga ana e SHCBA dhe Prokurorisë së Durrësit, bilanci ishte 10 policë të prangosur, 2 inspektorë të IMT-së, dhe 5 biznesmenë janë arrestuar, ndërsa Dama u shpall në kërkim.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme ku përfshihen  objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj, duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre. Hetimet kanë nisur me një procedim penal të datës 30 qershor 2019, kur prokuroria ka nisur verifikimet për shpërdorim detyre për Agim Osmanin dhe Gani Damën, ndihmësspecialistin në Policinë e Durrësit dhe një polic patrulle.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimet me ndertimet arrestimet ne durres ermal petova gjykata e durresit lirohen 10 policet e arrestuar marius shahini shçba operacion ne durres abuzimet me ndertimet arrestimet ne durres ermal petova gjykata e durresit lirohen 10 policet e arrestuar marius shahini shçba operacion ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2020, 15:09

TIRANË- Agim Kajmaku, ish-kreu i Bashkisë së Vorës, është ende në arrati, pasi kërkohet nga Policia, në një kohë që gjykata ka caktuar masën e sigurisë “ar...