Bota

Pushimet luksoze dhe veshjet mijëra dollarëshe, ja çfarë fshihet pas jetës elitare të ‘Rich Kids of Venezuela’

5 Shkurt 2019, 11:02 Nga DOSJA
Pushimet luksoze dhe veshjet mijëra dollarëshe, ja çfarë

Bëhet fjalë për familjet më të pasura të Venezuelës, të pasurit e elitës socialiste nuk dinë asgjë për mjerimin e vendit të tyre dhe kjo nuk do shumë mend të kuptohet.

Pikërisht, vajza e kreut të revolucionit socialist, Maria Gabriela është një nga trashëgimtaret më të pasura të Venezuelës, pasuria e së cilës arrin vlerën e më shumë se 4 miliardë dollarë, fshehur në llogaritë bankare në Evropë.

38-vjeçarja arriti të fitonte këtë pasuri duke vepruar si zonja e parë e babait të saj. Vetë ish- koloneli Hugo Chaves e shpalli vajzën e tij si ‘heroinën e tij’.

Me vështirësitë që po përballet çdo ditë Venezuela, shumica e familjeve nuk mund të paguajnë as për një vakt të mirë, me mish të freskët, ndërkohë presidenti Nicolas Maduro pas një video që u bë virale u dënua për shkak të një vakti të pregatitur në Stamboll nga kuzhunieri i famshëm, Salt Bae.

Megjithatë, Gabriela dhe fëmijët e tjerë të elitës socialiste të Venezuelës, mesa duket e kanë harruar moton e Chaves ‘të jesh i pasur është keq’.  Këta fëmijë të shoqërive elitare në Venezuelë janë gjithashtu të pranishëm në restorantet më të mira, në dyqanet dhe hotelet më të shtrenjta të botës.

Burimi: Daily Mail

L.K/Dosja.al

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota #venezuela #hugochaves #richkidsofvenezuela #venezuela #hugochaves #richkidsofvenezuela

Sondazh

Poll