Bota

19 vjetori i masakrës së Mitrovicës/ Agim Bahtiri bën deklaratën e fortë: Nëse preket qyteti, do ketë luftë

4 Shkurt 2019, 19:13 Nga DOSJA
19 vjetori i masakrës së Mitrovicës/ Agim Bahtiri bën

Kryetari i  Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në tubimin përkujtimor në 19-vjetorin e masakrës së natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, ka  deklaruar se “nëse preket qyteti i Mitrovicës”, do të ketë luftë.

Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë organizuar një tubim për të shënuar 19 vjetorin e masakrës,  ku humbën jetën 10 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, raporton Klan Kosova

Gjatë tubimit përkujtimor kanë marrë pjesë edhe të mbijetuarit e masakrës.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo masakër ka qenë e organizuar drejtpërdrejtë nga shteti serb, duke shtuar se është fatkeqësi e madhe që këto krime ende vazhdojnë të mos trajtohen.

(a.m/dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

rajoni rajoni 19 vjetori i masakres se mitrovices agim bahtiri mitrovice perkujtim 19 vjetori i masakres se mitrovices agim bahtiri mitrovice perkujtim

Sondazh

Poll