Bota

4 fëmijë në Britani humbin jetën pasi banesa u përfshi nga flakët

5 Shkurt 2019, 08:58 Nga DOSJA
4 fëmijë në Britani humbin jetën pasi banesa u përfshi

Në Britani një banesë është përfshirë nga flakët dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 fëmijë ndërsa 3 persona të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital.  Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 02:40 të mëngjesit të sotëm në Stafford.

Një zëdhënës i Policisë u shpreh: “Në orën 2:40 në mëngjes, oficerët e policisë dhe kolegët e zjarrfikësve dhe shërbimeve të ambulancës morën pjesë në një zjarr të rëndë në zonën Highfields të Stafford. Kërkimet në banesën në Sycamore Lane vazhdojnë, por me trishtim të madh ne mund të konfirmojmë vdekjen e katër fëmijëve. Dy të rritur dhe një fëmijë tjetër po trajtohen në spital, dëmtimet e tyre nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën.”

Autoritetet përkatëse po merren me zbulim e shkaqeve të zjarrit të cilat ende nuk dihen. 

J.V/Dosja.al

Burimi: BBC 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota 4 viktima nga zjarri zjarr në britani 4 viktima nga zjarri zjarr në britani

Sondazh

Poll