Rishikimi i kufijve, Vuçiç: S’ka marrëveshje me Kosovën pa miratimin e popullit
5 Shkurt 2019, 06:46Nga DOSJA
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një intervistë për mediat vendase ka folur lidhur me marrëdhënien e vendit të tij me Kosovën.
Pyetjes nëse do të kishte ndonjë marrëveshje së afërmi mes dy vendeve, duke iu referuar rishikimit të kufijve, Vuçiç iu përgjigj negativisht pasi në Bruksel nuk kishte më dialog.
“Nuk do të arrihet asnjë marrëveshje nëse shumica e njerëzve nuk e pranojnë. Por asnjë marrëveshje nuk është duke u diskutuar për shkak se nuk ka diskutim.Unë e kam thënë njëqind herë, nuk kam ndërmend të veproj si në Maqedoni ku njerëzit thonë ‘jo’ por në Kuvend thuhet ‘po’. Mendoj se kjo është një marrëveshje e mirë për ta, e përshëndeta atë, por mënyra se si është bërë, unë nuk do ta bëja kurrë “, tha presidenti për TV Hepi.
Ai u shpreh se që kur ka marrë detyrën, serbët në veri të vendit janë më të qetë dhe më të lirë por sërish gjendja nuk ka siguri.
“Unë jam shumë i shqetësuar për popullin tonë, kjo sepse çmenduria e shqiptarëve nuk ndalet,” tha Vuçiç.
Pala serbe ka deklaruar se nuk do të paraqitej në dialog deri në heqjen e taksës për mallrat serbe. Sipas përfaqsuesve serbë një veprim i tillë ka dëmtuar ekonominë e vendit të tyre. Nga ana e tyre, delegacioni i Kosovës ka bërë me dije se taksa do të hiqet në momentin që Serbia do të njohë pavarësinë e vendit të tyre.
(k.m./dosja.al)
Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në tubimin përkujtimor në 19-vjetorin e masakrës së natës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovi...
Duket se Apple dhe Google nuk i kanë aspak mirë punët sëbashku. Ditën e enjte Apple i hoqi të drejtën Google për drejtimin e aplikacioneve të saj të brendshme.V...
Shkencëtarët kanë pohuar se në dekadat e ardhshme, rritja e temperaturave do të ndryshojë ngjyrën e oqeaneve, duke i bërë ato më të kaltra. Rritja e nxehtësisë ...
A e dëmton largimi i Britanisë Europën? Me ardhjen e datës 29 mars, BE duhet ta dijë se disa gjëra do të ndryshojnë. A ka nevojë BE për Brexit apo Brexit është ...
Sa më shumë lidhen njerëzit me teknologjinë aq më shumë kjo e fundit përparon. Nga 2G tashmë në 5G shpejtësia e internetit në motorët e kërkimeve do të fluturoj...
Edhe pse emetimet e karbonit janë ulur ndjeshëm e në mënyrë të shpejt, ato kanë ndikim në kufizimin e ngrohjes globale në 1.5C. 36% e akullnajave së bashku me v...
Plazhet me diell shkëlqejnë si lëkura e supermodeleve botërore që shtrihen në jahte luksoze dhe vallëzojnë në rërë, si në videon promocionale për Fyre, festival...
Ditën e sotme Maqedonia njihet zyrtarisht si “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Zbatimi do të nisë nga tabelat kufitare, ato të institucioneve dhe organeve të ...
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur së fundmi në lidhje me darkën e djeshme me kryeministrin Edi Rama. Në një takim në një shkollë ai u pyet në li...
Ditën e djeshme u bë e ditur se aplikacioni aplikacioni WhatsApp do të sjellë ndryshime të reja në të gjithë përdoruesit e iOS.Muajin e kaluar, Mark Zuckerberg ...