Bota

Thellohet ‘lufta’ mes kompanive, Apple i heq të drejtën Google për të përdorur IOS

4 Shkurt 2019, 17:40 Nga DOSJA
Thellohet ‘lufta’ mes kompanive, Apple i heq të drejtën

Duket se Apple dhe Google nuk i kanë aspak mirë punët sëbashku. Ditën e enjte Apple i hoqi të drejtën Google për drejtimin e aplikacioneve të saj të brendshme.

Vendimi ishte i shoqëruar gjithashtu me një raport ku shpjegohej se Google u ofronte para përdoruesve të cilët do të instalonin një program ku ky i fundit do të kontrollonte gjithë të dhënat e tyre.

Google u vetëmbrojt se është duke punuar për të qartësuar gjithë mosmarrëveshjet mes dy kompanive .

Apple ka pozicionuar veten si një kritik i madh i modeleve të biznesit. Shefi ekzekutiv, Tim Cook ka bërë thirrje që legjislacioni të frenojë në atë që ai e ka përshkruar si një “kompleks industrial i të dhënave” dhe produktet dhe marketingu i kompanisë kanë theksuar gjithnjë e më shumë karakteristikat e privatësisë dhe sigurisë në vitet e fundit.

Por Apple u fut vetë në këtë vorbull gjatë javës, pasi një virus u shfaq duke treguar hakerët që mund të abuzojnë me funksionet e saj si FaceTime për të përgjuar përdoruesit e saj.

Burimi: Washington Post

(S.A/Dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota apple facebook google ios apple facebook google ios

Sondazh

Poll