Bota

Nga 4G së shpejti ‘fluturim’ në 5G, profesori amerikan: Eksperiment mbi njerëzimin, katastrofë

4 Shkurt 2019, 15:29 Nga DOSJA
Nga 4G së shpejti ‘fluturim’ në 5G, profesori amerikan:

Sa më shumë lidhen njerëzit me teknologjinë aq më shumë kjo e fundit përparon. Nga 2G tashmë në 5G shpejtësia e internetit në motorët e kërkimeve do të fluturojë.

Eksperimenti që ka filluar të bëhet, për ndryshimin e shpejtësisë duket se do të jetë i rrezikshëm për njerëzit por jo vetëm. Arthur Robert Fistenberg, një autor amerikan dhe aktivist në rrezatimin dhe shëndetin elektromagnetik, shprehet totalisht kundër këtij eksperimenti.

Sipas tij, rrezatimi është provuar të jetë i dëmshëm për njerëzit dhe mjedisin. Vendosja e 5G-së, përbën një eksperiment mbi njerëzimin dhe mjedisin që është përcaktuar si një krim sipas ligjit ndërkombëtar.

Ai vijon më tej në sqarim: E gjithë kjo mund të jetë një katastrofë globale, mund të vrasë kafshë të egra, t’u japë sëmundjeve kanceroze njerëzve dhe të shkaktojë ndryshimin e fushës magnetike të Tokës.

Kur satelitët e parë u vendosën në fund të viteve 1990 për telefonat celularë, shkalla e vdekshmërisë u rrit në SHBA me 5-10%. Ndërkohë nga ana tjetër, shumë shkencëtarë të tjerë e hedhin poshtë këtë pretendim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk kishte dëshmi të efekteve dëmtuese të shkaktuara nga telefonat celularë.

Por Fistenberg nuk ka menduar të tërhiqet me kaq. Ai iu ka drejtuar edhe një peticion të gjitha organeve përgjegjëse.

Dhe deri në reagimin e ardhshëm zyrtar, të gjithë do të vazhdojmë të përdorim telefonat tanë celularë me shpejtësi 2, 3, 4 apo dhe 5G.

(S.A/Dosja.al)

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota arthur robert fistenberg efektet e teknologjise interneti rrezatimi i demshem shpejtesia 5g arthur robert fistenberg efektet e teknologjise interneti rrezatimi i demshem shpejtesia 5g

Sondazh

Poll