Bota

Pasojat që sjell largimi i Anglisë nga BE, 1.7 milionë njerëz do zhyten në varfëri ekstreme (RAPORTI)

5 Shkurt 2019, 08:31 Nga DOSJA
Pasojat që sjell largimi i Anglisë nga BE, 1.7 milionë

Pasojat nuk do të jenë të pakta për Mbretërinë e Bashkuar pas largimit nga Bashkimi Europian. 

“Largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE mund të përbëjë një kërcënim serioz për vendet në zhvillim që varen nga tregtia me Britaninë.”

Në këtë konkluzion ka dalë një raport i fundit i  Institutit Gjerman të Zhvillimit (DIE).  Ndër vendet më pak të zhvilluara në botë, goditja më e rëndë do të jetë në Kamboxhia.

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, traktatet dhe marrëveshjet e saj mund të zhytin  më shumë se 1.7 milion njerëz në mbarë botën në varfëri ekstreme, thanë autorët e raportit.

“Pavarësisht nga rezultati përfundimtar i negociatave, Brexit nënkupton ndryshime thelbësore në regjimin tregtar britanik në lidhje me vendet e treta. Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë për të zbutur efektet negative në vendet e cenueshme ekonomikisht.”, thuhet në raport. 

Si anëtare e BE-së, Britania e Madhe merr pjesë në traktatin Everything But Arms (EBA), si dhe Skema e Përgjithshme e Preferencave Evropiane (GSP), të cilat heqin ose ulin detyrimet për eksportet në BE për vendet në zhvillim. 

Aktualisht, Kamboxhia dërgon 7.7% të eksporteve të saj në Britani të Madhe, duke e lënë atë veçanërisht të prekshëm në rast të një Brexit të vështirë që do të shihte kthimin e Mbretërisë së Bashkuar në rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Rritja e tarifave dhe barrierave të tjera mund të shohin rënien e PBB-së reale të Kamboxhia prej 1.08% dhe konsumin familjar të rënies me 1.4%.

J.V/Dosja.al

Raporti: CNN

 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll