Aktualitet

Të shpallur në kërkim për vjedhje, drogë dhe plagosje, arrestohen katër persona në Tiranë

Katër të arrestuarit ishin shpallur në kërkim për vepra penale si "vjedhje", "drog", “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

7 Mars 2025, 14:21 Nga E. D
Të shpallur në kërkim për vjedhje, drogë dhe
foto ilustruese

TIRANË- Katër persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës. Katër të arrestuarit ishin shpallur në kërkim për vepra penale si "vjedhje", "drog", “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Catch”. Kapen 4 shtetas të shpallur në kërkim. Njëri prej tyre, i kërkuar në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Blic 34”. Si rezultat i kontrolleve dhe punës intensive të inteligjencës policore:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Tiranë, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Blic 34”, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim M. B., 25 vjeç. Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Q. K., 49 vjeç. Atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 5 muaj burgim, nga dënimi për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhënë nga Gjykata e Vlorës.

Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim E. G., 22 vjeç. Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Komisariati i Policisë Nr. 4 kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 52 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll