Aktualitet

23-vjeçari u zhduk në Zvicër në qershor 2024, nëna bën denoncimin për humbjen e kontakteve me të pas 10 muajsh

Mësohet se i riu me iniciale E. L., ndodhej në Zvicër dhe prej gati 10 muajsh rezulton i zhdukur.

7 Mars 2025, 14:14 Nga M.B
23-vjeçari u zhduk në Zvicër në qershor 2024, nëna
Foto ilustruese

TIRANA- Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur kontaktet me familjen e tij prej muajit qershor 2024. Mësohet se i riu me iniciale E. L., ndodhej në Zvicër dhe prej gati 10 muajsh rezulton i zhdukur. Nëna e tij, 43-vjeçarja me iniciale E. L., ka bërë denoncimin ditën e djeshme në polici. Bëhet me dije se autoritetet shqiptare kanë nisur bashkëpunimin me partnerët për gjetjen e 23-vjeçarit.

“Ditën e djeshme, kanë bërë kallëzime: -shtetasja E. L., 43 vjeçe, se prej muajit qershor 2024, ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin E. L., 23 vjeç, i cili ndodhej në Zvicër. Punohet në bashkëpunim me partnerët, për gjetjen e shtetasit E. L.”, njoftimi i policisë.

policia

Sondazh

Poll