7 Mars 2025, 13:04
Nga B.Z
Arben Ahmetaj
TIRANË - Apeli i GJKKO-së ka lënë këtë të premte në fuqi sekuestron e pronës së Albina Mançkës, ish-bashkëshortes së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Prona është një vilë në Palasë, për të cilën Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza se është produkt i korrupsionit, por vetë Mançka deklaruar se vila që i është sekuestruar, ia ka lënë shoqja e saj, Elda Dinaj e cila jeton në Zvicër.
Ndërkohë që kjo e fundit kishte bërë ankimin në Gjykatën e Apelit për heqjen e skuestros, por kërkesa e saj është rrëzuar këtë të premte.
Njoftimi i Gjykatës:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare znj. Saida Dollani, sot më 07.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 63, datë 27.02.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 189, datë 07.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar - disponuar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesja E.D., ndaj vendimit nr. 449 akti, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për heqjen/ndryshimin e masës së sigurimit pasuror, dhe vendosi:
- Miratimin e vendimit nr. 449, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
SPAK ka sekuestruar dy vila, një në Palasë dhe një në Hamallaj, dy llogari bankare, disa apartamente, mes tyre edhe atë në të cilin jeton ish bashkëshortja e Ahmetajt, që sipas akuzës janë produkte të korrupsionit. Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij ndodhen jashtë Shqipërisë, që prej momentin kur GJKKO miratoi masën e sigurisë ndaj Ahmetajt, atë të “arrestit në burg”.
Vetë Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj ka hedhur poshtë akuzat duke pretenduar se nuk lidhje me asnjërën prej tyre.
arben ahmetaj apeli i gjkko
Politike
7 Mars 2025, 12:55
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga konferenca e sotme për shtyp dha disa premtime që sipas tij do të...
Politike
7 Mars 2025, 12:47
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi protestën e thirru më 15 Mars për mbylljen e aplik...
Politike
7 Mars 2025, 12:45
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh ditën e sotme se Korporata e Investimeve Shqiptare sipas tij &eu...
Politike
7 Mars 2025, 12:34
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli sot për Koorporatën e Investimeve. Berisha tha se pronari i pronareve...
Politike
7 Mars 2025, 12:25
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar Korporatën e Investimeve Shqiptare si një piramidë e madhe e v...
Politike
7 Mars 2025, 11:51
E.d
Martin Schulz,
TIRANË- Ish-President i Parlamentit Europian Martin Schulz, u kërkoi të rinjve që të përfshihen n&eu...
Politike
7 Mars 2025, 11:58
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot në ceremoninë e vlerësimit për mësuesit që kanë dhënë kontribut t&eu...
Politike
7 Mars 2025, 11:56
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore për dosjen "5D", aferën në Bashkin&eu...
Politike
7 Mars 2025, 11:41
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkomb&...
Politike
7 Mars 2025, 11:34
M.B
Edi Rama dhe Donlad Trump
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombë...