Politike

Situata Evropë-SHBA për agresionin rus/ Rama: Tmerrohem kur dëgjoj shkurtim fondesh të arsimit dhe shtim për mbrojtjen...

Kreu i qeverisë u shpreh se Evropa momentalisht gjendet në një moment të vështirë dhe nuk është siç ishte 3 muaj më parë. Rama thotë se tmerrohet kur dëgjon për shkurtim të fondeve të arsimit dhe shtimin e këtyre të fundit për mbrojtjen, referuar deklarateve të liderëve europianë mbi situatën aktuale. 

7 Mars 2025, 11:41 Nga B.Z
Situata Evropë-SHBA për agresionin rus/ Rama: Tmerrohem kur
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh”, u dal edhe te situata Evropë-SHBA, lidhur me luftën Rusi-Ukrainë. 

Kreu i qeverisë u shpreh se Evropa momentalisht gjendet në një moment të vështirë dhe nuk është siç ishte 3 muaj më parë. Rama thotë se tmerrohet kur dëgjon për shkurtim të fondeve të arsimit dhe shtimin e këtyre të fundit për mbrojtjen, referuar deklarateve të liderëve europianë mbi situatën aktuale. 

Rama shtoi më tej se sipas tij sot Evropa ka më pak miq se para agresionit rus.

Rama:  Evropa gjendet në një moment që bëhet a zhbëhet në kuptimin e shkuarjes në një nivel tjetër, nuk duhet përshtatje, nuk është ajo çka ishte tre muaj më parë. Tmerrohem kur dëgjoj që të shkurtojmë fondet e arsimit dhe të shtojmë ato për mbrojtjen. S’duhet të kërkojmë një ushtri barbarësh analfabetë, por kërkojmë diçka në tërësi, diplomacia, çelja e korridoreve të reja të dialogut apo të qenit më pak vetëreferentë dhe të jemi më të vendosur për mënyrën tonë të jetesës. Evropa ka më pak miq sot se para agresionit rus.

edi rama rusi-ukraine shba-evrope

Sondazh

Poll