Politike

Festa e 7 Marsit/ Rama: Ambicia jonë, t’a çojmë pagën mesatare mbi 1000 euro për mësuesit

Rama u shpreh se tre janë gjërat që janë përmirësuar në lidhje me mësuesit, vendosja e autoritetit, shpërblimi ndaj kësaj kategorie dhe meritokracia në zgjedhjen e mësuesve.

7 Mars 2025, 11:58 Nga I.A

Festa e 7 Marsit/ Rama: Ambicia jonë, t’a çojmë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte sot në ceremoninë e vlerësimit për mësuesit që kanë dhënë kontribut të vyer në arsimin shqiptar me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit. Rama u shpreh se tre janë gjërat që janë përmirësuar në lidhje me mësuesit, vendosja e autoritetit, shpërblimi ndaj kësaj kategorie dhe meritokracia në zgjedhjen e mësuesve.

Hyjnë tani është vetëm nga një derë e vetme, që është dera e meritorokacisë, që është portali mësues për Shqipërinë. Paga mesatare 950 euro është fakt domethënës i fuqizimit ekonomik të vendit, por edhe për të fuqizuar mësuesit dhe buxhete e tyre familjare. Është pagë dinjtoze, por nuk është absolutisht fundi, por është një stacion i një rrugë, që ne përsëri do të rikthehemi tek paga e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve dhe të gjithë atyre që i shërbejnë njerëzve. Do të rikthehemi te pagat e mësuesve, mjekëve, infermierëve, të gjithë atyre që u shërbejnë këtij vendi. Ambicia jonë është për ta çuar paga në mesatare të mësuesve përtej 1000 eurove”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll