Politike

Krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare/ Berisha: Është ndërtuar mbi bazën e një ligji antikushtetues! Të gjitha pronat dorëzohen në dorën e pushtetit

Lideri demokrat thekson se kjo korporatë është në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me ligjet e prokurimeve publike dhe në kundërshtim flagrant me ligjin e pronave.

7 Mars 2025, 12:25 Nga B.Z
Krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar Korporatën e Investimeve Shqiptare si një piramidë e madhe e vjedhjes dhe mashtrimit. Në një deklaratë për shtyp Berisha thotë se kjo korporatë është e ndërtuar mbi bazën e një ligji antikushtetues, pasi të gjitha pronat dorëzohen sipas tij në duart e pushtetit. 

Lideri demokrat thekson më tej se kjo korporatë është në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me ligjet e prokurimeve publike dhe në kundërshtim flagrant me ligjin e pronave.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Jam sot për të denoncuar një nga aktet më antikushtetuese, piramidën më të madhe të vjedhjes dhe mashtrimit në tërë historinë e vendit, Korporatën e Investimeve Shqiptare, e cila është krijuar me destinacionin për menaxhimin e investimeve si pronare publike mbi bazën e një ligji thellësisht antikushtetues.

Me një vendim qeverie 127 të datës 16.3.2024, për përcaktimin e procedurës për dhënien e pronës shtetërore me qira amfiteoze dhe përdorimit në forma të tjera nga ana e Korporatës së Investimeve Shqiptare, të cilat i ofrojnë korporatës autonomi të plotë, në administrimin e pronave shtetërore, përfshirë dhënien me qira amfiteozë, shitje, përdorim si kolateral dhe zhvillimin e projekteve përmes procedurave specifike të konkurrencës dhe negocimit të drejtpërdrejtë.

Pra, kemi të bëjmë me dorëzimin e të gjitha pronave të vlefshme shtetërore në duart e kryeministrit Eid Rama dhe të një mafiozeje par excellence që quhet Kokona, që ka qenë në zyrat e kryeministrit.
Tani ajo drejton Korporatën e Investimeve Shqiptare.

Sipas vendimit të Edi Ramës, Kokona ka tagër të bëjë në kundërshtim me çdo kriter ligjor, në kundërshtim flagrant me ligjet e prokurimeve publike, në kundërshtim flagrant me ligjin e pronave, i cili përcakton në mënyrë laksative se në momentin kur një pronë shtetërore tjetërsohet, i kalon vetvetiu pronarit. Në kundërshtim me Kushtetutën, e cila e shpall të drejtën e pronës të drejtë të pacenueshme, Edi Rama ka gjetur një pëllumbeshë, se u bë famoze kjo Eliza me atë punën e Pëllumb Gjokës, ka gjetur një tjetër si kjo, me të cilën tjetërson çdo pronë shtetërore sipas dëshirës, urdhrit të Edi Ramës.
Mbi bazën e këtij ligji dhe të këtij vendimi, Edi Rama dhe Olsi Rama mund të marrin çdo pronë që dëshirojnë në kryeqytet dhe kudo në Shqipëri.

sali berisha pd

Sondazh

Poll