Politike

Marrëdhënia SHBA-Europë në pikëpyetje, Rama elozhe Trump: Zoti i shpëtoi jetën për t’i dhënë mundësinë "kontinentit të vjetër" të mos vazhdojë njësoj

Sipas Ramës, Zoti i shpëtoi jetën Trump jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe sërish, por për t’i dhënë mundësinë Europës që të mos vazhdojë njësoj, se nuk është njësoj.

7 Mars 2025, 11:34 Nga M.B
Marrëdhënia SHBA-Europë në pikëpyetje, Rama elozhe
Edi Rama dhe Donlad Trump

TIRANA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalitete me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës, që vijnë në Tiranë, për dialogun mbi rolin e rinisë në të ardhmen e kontinentit. 

Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Europës. Sipas Ramës, Zoti i shpëtoi jetën Trump jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe sërish, por për t’i dhënë mundësinë Europës që të mos vazhdojë njësoj, se nuk është njësoj.

"Për mua, së pari jam në një pozitë shumë të favorshme sepse nuk jam gjerman e nuk më duhet të gjej zgjidhje për problemet e botës. Nëse unë e kam gabim askush nuk dëmtohet, por nëse Merz dhe liderët e Europës janë gabim të gjithë ne do të dëmtohemi. Ndoshta Zoti i shpëtoi jetën Trump jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe sërish, por për t’i dhënë mundësinë Europës që të mos vazhdojë njësoj, se nuk është njësoj", tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll