Politike

Protesta për mbylljen e TikTok, Berisha thirrje nxënësve: Bojktoni mësimin, mësuesit mos guxojnë ti ndalojnë

Berisha deklaroi se TikTok është aktualisht mjeti më modern i komunikimit dhe sipas tij nuk duhet të mbyllet. Lideri demokrat shtoi se asnjë mësues nuk duhet të ndalojë nxënësit të bojkotojnë mësimin dhe sipas tij kush e bën do të përballet me pasojat. 

7 Mars 2025, 12:47 Nga B.Z
Protesta për mbylljen e TikTok, Berisha thirrje nxënësve:
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbi protestën e thirru më 15 Mars për mbylljen e aplikacionit TikTok. Gjatë një konferencë për shtyp kreu i PD-së u bëri thirrje të rinjve ti bashkohen protestës ndërsa u kërkoi që të bojkotonin mësimin. 

Berisha deklaroi se TikTok është aktualisht mjeti më modern i komunikimit dhe sipas tij nuk duhet të mbyllet. Lideri demokrat shtoi se asnjë mësues nuk duhet të ndalojë nxënësit të bojkotojnë mësimin dhe sipas tij kush e bën do të përballet me pasojat. 

Berisha: Duhet të fillojë bojkoti i mësimit. Ai që iu vë censurën, shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Tik Tok është mjeti aktualisht më modern i komunikimit. Problemi është që një njeri pa asnjë tagër, pa asnjë ligj kërkon të varë në sheshin Skëndebej TikTok se e kritikoni ju, ju keni të drejtë të nisni grevën dhe të bojkotoni mësimin. Ditën e hënë orën e parë të mungoni sa më shumë. U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë të paktën orën e parë të hënën, si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës. Nuk do guxojë mësues t’u ndalojë juve për grevën, kush e bën do përballet me pasojat.”

 

 

sali berisha tik tok bojkot

Sondazh

Poll