Politike

"Reforma në drejtësi nuk është e përsosur"/ Rama: Por tashmë kemi politikanë që dalin para drejtësisë

Rama u shpreh se për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, nuk ka politikanë të paprekshëm nga drejtësia në Shqipëri. 

7 Mars 2025, 11:25 Nga I.A
"Reforma në drejtësi nuk është e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar ditën e sotme se reforma në drejtësi në Shqipëri nuk është e përsosur. Gjatë një takimi në ceremoninë e ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh”, Rama u shpreh se për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, nuk ka politikanë të paprekshëm nga drejtësia në Shqipëri. 

"Nuk është e përsosur, ka mjaft disavantazhe, por hera e parë në histori që kemi njerëz, politikanë të fuqishëm që shkojnë para një prokuror e gjyqtar të pavarur. Kurrë s’ka ndodhur qysh nga 1912 deri kur finalizuam reformën në drejtësi, kurrë s’kishim parë një ministër, apo individ të profilit të lartë të lidhur me pushtetin politik të çohej para gjykatës e jo më të dënohej. Tashmë po i shohim këto gjëra dhe pa BE," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll