Basha për Sistemin: Kush shkon me drejtimin e gabuar nuk e kanë fajin këpucët (VD)
11 Janar 2020, 17:37Nga DOSJA
TIRANE– Kryedemokrati Lulzim Basha përdori një metaforë kur u pyet pse e sheh ndryshe çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Basha shigjetoi indirekt Ramën kur tha se “të fajësosh sistemin për gjithçka është njësoj të fajësosh këpucët meqënëse shkon në drejtimin e gabuar”.
Basha tha se sistemi zgjedhor duhet të zgjidhet përmes një procesi konsultimi. “Problemi nuk është tek sistemi. PD ka fituar me proporcional. Padyshim, për mua procesi duhet të kalojë përmes konsultimit. Ky s’mund të jetë proces që iu takon tri partive. Ajo që kam thënë është një iluzion i rrezikshëm, i rrezikshëm, të thuash për të gjitha e ka fajin sistemi. Është njësoj si të thuash, që për drejtimin e gabuar e kanë fajin këpucët.”-tha Basha,duke ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili njihet për artikulimin e tij publik, se për gabimet fajin e ka sistemi, ndërsa për përgjegjësinë dhe forcën e reagimit, e ka fajin individi.
Deklaratat e Lulzim Bashës, u bënë sot në një bashkëbisedim nga selia blu me gazetarët, ku kryedemokrati i njohu ata me qendrimin e PD-së për Reformën Zgjedhore, si një nga kushtet kryesore të Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatave.
Basha tha se le ta zgjedhin shqiptarët sistemin e duhur, dhe se pret për një përgjigjie për propozimet e PD për këtë reformë. Ai përjashtoi një tryezë diskutimi me kryeministrin për këtë çështje, por për herë të parë, ai nuk e artikuloi kushtin se ‘zgjedhje pa Ramën kryeministër nuk ka dhe nuk do të ketë.
(F.g./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se janë bërë të gjitha kallëzimet e nevojshme në SPAK. Në një bashkëbisedim me gazetarët...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i dërgoi një sinjal të prerë kryeministrit Edi Rama so...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me hapat që do të ndërmarrë Partia Demokratike, kur ka kaluar gati një vit që nga ...
TIRANË– Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar vrasjet ë ndodhura së fundmi në Shqipëri dhe denoncimet për kryebashkiakët socialist. Në n...
TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha foli sot edhe për atentatin që iu bë më 31 dhjetor 2019, kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, ku ish-shoferi i hodhi një ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demorkatike Lulzim Basha u shpreh se kryeministri Edi Ram vazhdon të kruajë mjekrën ndërkohë që çdo ditë publikohen dokum...
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu sot gatishmërinë e Partisë Demokratike për të hyrë në zgjedhje me çdo lloj sistemi zgjed...
DIBËR- Gazmend Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka vijuar me denoncimet për zyrtarë të Partisë Socialiste, që demokratët i akuzojnë s...
Politike11 Janar 2020, 15:31
TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pasi gruaja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmija ka publikuar librin e saj ku flet për përjetime nga je...
PUKE– Zgjedhjet për kryetarin në Partinë Socialiste të Pukës duket se nuk kanë prodhuar një kryetar për këtë degë në zonen veriore, edhe pse në garë ishte i vet...